Filluan punimetnë ndërtimin eqarkullimitrrethor në fshatin Brezojevicë

Plavë – Para pak ditësh në fshatin Brezojevicë të Komunës së Plavës, filluan punimet në rikostruktimin e udhëkryqit i cili gjendet në afërsi të urës mbi lumin Lim, me qëllim parësor të ndërtimit të qarkullimit rrethor në rrugën magjistrale R2 Beran-Plavë-Guci, objekt ky deri më tani në formë të trekëndëshit, i cili në të kaluarën pjesëmarrësve në komunikacion me automjete u ka sjellë kokëçarje e probleme, madje edhe raste aksidentale.
Andaj, ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor ka për qëllim përmirësimin e kushteve të komunikacionit dhe zvogëlimit të numrit të aksidenteve dhe fatkeqësive të cilat shpeshherë kanë qenë pasojë e sinjalizimit të keq të komunikacionit (trafikut) dhe zgjidhjes së komplikuar ekzistuese në këtë pjesë të aksit të përmendur rrugor.
Vlera e tërësishme e investimit për këtë projekt kap shumën prej gjithsej 298.620,96 euro. Zhvillues i punimeve është Kompania ndërtimore “Konzorcijum mosting”, investuese është Komuna e Plavës, ndërsa punimet i financon Drejtoria për Komunikacion.
“Presim që ndërtimi i qarkullimit rrethor (qarkor) do t’i kontribuojë sigurimit më të madh dhe efikasitetit të komunikacionit në këtë rrugë magjistrale, duke mundësuar lidhshmërinë më të mirë në mes të Beranit, Plavës, Gucisë dhe qendrave të tjera nëpër të cilat ajo kalon”, është shprehur në deklaratën për opinion dhe media, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, i cili padyshim ka meritën më të madhe për planifikimin dhe realizimin e këtij projekti me peshë dhe vlerë të madhe.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat