Filloi nga data 3 prill, 2024

Regjistrimi i nxënësve fillestar në klasën e parë të shkollës fillore, filloi nga e mërkura më 3 prill 2024.
Me Ligjin mbi Arsimimin dhe Edukimin Bazë (Neni 31), përcakton se në shkollë regjistrohen fëmijët të cilët në vitin kalendarik në të cilin fillojnë ta ndjekin shkollën, do t’i mbushin gjashtë vjet.
Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, njoftojnë se në përputhje me Nenin 36 të këtij Ligji, shkollat janë të detyruara t’i paraqesin ankesë inspekcionit përkatës kundër prindërve të fëmijëve që nuk janë regjistruar në shkollë.
“Me dispozitat e Nenin 33 të Ligjit mbi Arsimimin dhe Edukimin Bazë, është përcaktuar se regjistrimi i fëmijëve në shkollën fillore kryhet sipas rregullit, gjatë muajit prill. Të dhënat për fëmijët e rritur për të nisur shkollën fillore, janë të qasshme në sistemin e informacionit të arsimimit (MEIS)” theksojnë nga MASHI-a.
Ndërkaq, në përputhje me dispozitat e Nenit 34 të Ligjit të lartpërmendur, fëmijës mund t’i shtyhet fillimi i shkollimit për një vit shkollor, nëse konstatohet së fëmija nuk është i gatshëm për të shkuar në shkollë, me propozim të komisionit ose prindit.
Gjithashtu, prindërit kanë mundësi që në mënyrë elektronike të paraqesin aplikim për regjistrim të fëmijëve në klasën e parë në ueb adresën, www.upisi.edu.me.
Në të njëjtën kohë, shkollat fillore janë të obliguara që në aplikacionin MEIS, të paraqesin orarin e datave të testimit të fëmijëve, para fillimit të regjistrimit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat