Plavë – Të martën, më 5 mars 2024, në Plavë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Komunës së Plavës e Gucisë me ca komuna nga Shqipëria dhe Kosova.
Kryetarët e gjashtë komunave: Plavës e Gucisë (të Malit të Zi), Tropjës (të Shqipërisë) dhe Pejës, Deçanit e Junikut (të Kosovës), me nënshkrimet e veta kanë verifikuar fillimin e bashkëpunimit në mbrojtjen dhe ruajtjen e Bjeshkëve të Nemuna, por edhe të resurseve tjera natyrore të qyteteve nga trekufiri: Mali i Zi-Shqipëri-Kosovë.
“Lidhshmëria rajonale rrugore, fuqizimi i ekonomisë dhe bujqësisë, është qëllim i përbashkët të nënshkruesve të memorandumit, të cilat do të bashkëpunojnë në projektet tejkufitare, me theks të veçantë në kalimet kufitare dhe koordinimin më të mirë të policisë kufitare “thuhet ne komunikatën e tyre për media. Efekti i parë i nënshkrimit të memorandumit bashkëpunues, është hapja publike e manifestimit të përbashkët me moton: “Trekufiri – Në ditë, një maje, skijo në tri shtete”.
Shaban Hasangjekaj