U bisedua për disa projekte konkrete

Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka pritur të mërkurën (6 mars 2024) ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Prof. dr. Zhaklina Peto.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka treguar se gjatë takimit kanë biseduar për disa projekte konkrete, si muzeun e detarisë, për të cilin ka thënë se ka mbështetjen e Tiranës, si dhe për projektin e urës mbi lumin Buna, i cili ka fituar të enjten (7 mars 2024) pëlqimin nga Kuvendi i Malit të Zi.
Sipas Bajraktarit, ambasadorja e Shqipërisë ka përgëzuar Komunën e Ulqinit për punët e bëra gjatë dy viteve të fundit nga pushteti lokal si dhe rezultatet e shënuara nga kjo komunë.
Kryetari i Komunës së Ulqinit ka thënë se është kënaqësi të kenë vizita nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe sigurisht që kjo komunë edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim të shkëlqyer me shtetin amë.

i. k.

Të fundit

më të lexuarat