Dhuroi një sasi librash për shkollat fillore në Malësi

Numri i librave të dhuruar nga aksioni “Librat tonë në shkollat Tuaja” i cili është pritur jashtëzakonisht mirë nga personeli i shkollës, nxënësit dhe vendësit, është mbi dyqind kopje të librave, dhe po kaq të revistës, KOD. Ky aksion gjithashtu ka për qëllim, njohjen me produksionin botues të kësaj qendre dhe ngritjen e nivelit të kulturës së leximit

Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi (CEKUM) para pak ditësh ndërmori aksionin me moton “Libri ynë në shkollat Tuaja” i cili u zhvillua në disa shkolla fillore në Malësi.
Nga ky institucion bëjnë të ditur se aksioni ka për qëllim, t’u dorëzojë numër të caktuar të librave nga produksioni botues i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, disa shkollave fillore që mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe, ose në dy gjuhë.
Ata më tutje njoftojnë se aksioni i parë, (i para disa ditëve), është zhvilluar në Shkollën “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu” në Triesh, duke shënuar njëkohësisht, edhe Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Aksioni më pas ka vijuar në shkollat fillore “29 nëntori”- Dinoshë në atë “Mahmut Lekiq”- Tuz, dhe në “Bashkimi”-Skorraq, ku drejtorëve të shkollave përkatëse, u është dorëzuar një sasi e caktuar e librave.
“Disa nga botimet janë në gjuhën shqipe dhe dygjuhësh, siç është antologjia e prozës së shkurtër e shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi “Të gjithë tonët- svi naši”, romani “Gjerdani nga Shanllëurfa” Ruzhdija Axhoviq, Leksiku i piktorëve të popujve pakicë në Mal të Zi “Saga svjetlosti-Saga e dritës- Saga of light”, përmbledhjet me poezi “Magloviti glas jezera- Za mjegullor i liqenit n’ag” i Ledia Dushit, dhe “I da si ljubav- Dhe dashuri qofsh” i Mimoza Rexhveljat, etj.” thuhet në këtë njoftim të Qendrës për Ruatjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave- CEKUM.
Gjithashtu, janë dorëzuar edhe kopjet e numrit 22 të revistës, KOD.
Ndërkaq, numri i librave të dhuruar nga aksioni “Librat tonë në shkollat Tuaja” i cili është pritur jashtëzakonisht mirë nga personeli i shkollës, nxënësit dhe vendësit, është mbi dyqind kopje të librave, dhe po kaq të revistës, KOD.
Ky aksion gjithashtu ka për qëllim, njohjen me produksionin botues të kësaj qendre dhe ngritjen e nivelit të kulturës së leximit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat