(Vijon nga numri i kaluar)
Të gjithë kapitujt në mënyrë mjaft sensibile janë të përshkruar dhe vizatuar me fotografi të cilat në mënyrë mjaft interesante dhe të veçantë përfytyrojnë bukuritë e fenomeneve të shumënumërta luksoze natyrore dhe kulturore të Bjeshkëve të Nemuna.
Bjeshkët, pjesët më të bukura, të cilat i përfshin Parku nacional Bjeshkët e Nemuna në Mal të Zi, janë pjesë përbërëse e masivit të bjeshkëve të larta me të njëjtin emër dukshëm më të gjerë, të cilat janë të vendosura nëpërmjet Luginës Shkodrano-Podgoricase, në jugperëndim, lumit Drin në lindje dhe Dukagjinit në verilindje. Bjeshkët e Nemuna malazeze shtrihen në brezin kufitar mjaft të gjatë lindor dhe verilindor kah Shqipëria dhe Kosova, prej Liqenit të Shkodrës deri te Mokra Gora. Atyre u takon (përket) i tërë territori i komunave të Plavës, Gucisë dhe Rozhajës, pjesa lindore dhe verilindore e Komunës së Podgoricës, pjesa jugore dhe jugperëndimore e Komunës së Andrijevicës dhe pjesa juglindore e Komunës së Beranit. Komuna e Plavës dhe Gucisë në tërësi u përkasin Bjeshkëve të Nemuna malazeze dhe se që moti trashëgimia e tyre luksoze natyrore dhe kulturore kanë qenë lëndë e interesimit të hulumtuesit të palodhur, të denjë dhe të paepur, Halil Markishiqit, dhe të një numri të madh hulumtuesish vendorë dhe të jashtëm. Kontribut të rëndësishëm hulumtuesi Markishiq ka dhënë edhe si anëtar i ekipit ekspert të Entit për Mbrojtjen e Natyrës së Malit të Zi, i cili ka punuar në hartimin e “Studimit të prezantimit dhe arsyeshmërisë së shpalljes së Bjeshkëve të Nemuna të Malit të Zi park nacional, i cili është kryer në vitin 2007 dhe të cilin Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar në vitin 2009, me ç’rast praktikisht është shpallur parku më i ri, i pesti me radhë në Mal të Zi, Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.
Trashëgiminë kulturore-historike, e karakterizojnë shumëllojshmëria e shprehur, shtresa historike e cila daton madje që nga paleoliti. Aty gjenden mbeturinat e kolonive të para dhe gërmadhat nga paleoliti, koha e bakrit, e bronzit, nga periudha e themelimit dhe fortifikimit të fisit ilir, e posaçërisht nga koha e administratës romake, e cila këtu ka zgjatur shumë.
Periudha mesjetare është e përfaqësuar me objektet e mbetura fetare dhe fortifikatat mbrojtëse. Derisa në kohën e sundimit turk, kanë mbetur shumë përmendore të karakteristikave orientale, të cilat kanë qenë motiv i pa tërthortë në veprimtarinë krijuese të Halil R. Markishiqit.
Duke u përqendruar në arritshmërinë integrale, autori i librit në fjalë, Halil R. Markishiq, në bazë të hulumtimeve fundamentale dhe literale të vlerave natyrore me theks në biodiversitet, si dhe në elemente të trashëgimisë kulturore të kësaj për shumëçka hapësire interesante dhe specifike, një pjesë të rëndësishme të librit ia ka kushtuar mbrojtjes së fenomeneve natyrore dhe kulturore të trevës së Plavë-Gucisë, me ç’rast ka shfrytëzuar përvoja bashkëkohore vendore e evropiane në ato rajone.
Duke marrë në konsideratë përmbajtjen, vëllimin dhe cilësinë e këtij Leksikoni, mënyrën në të cilën janë ekspozuar dhe interpretuar segmentet e veçanta, libri “Lënda për Leksikonin e Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna”, paraqet vepër të vlefshme profesionale dhe shkencore, e cila i kontribuon rëndësishëm njohjes më të mirë, ekologjikisht jashtëzakonisht të pasur dhe fitogjeografikisht të shprehur të natyrës komplekse dhe trashëgimisë kulturore të kësaj treve dhe Malit të Zi në tërësi. Libri paraqet tërësinë unike dhe mund të shfrytëzohet në komplet, duke pasur në konsideratë përmbajtjen interesante dhe të shumëllojshme, tekstet dhe ilustrimet e veçanta mund të shfrytëzohen edhe ndaras.
Vlerë të posaçme të kësaj vepre monografike paraqet teksti i bujshëm dhe i qartë i pasur me fotografi të jashtëzakonshme, si i përfaqësuesve individualë të biodiversitetit, po ashtu edhe i objekteve interesante të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, panoramave, fenomeneve etj., të cilat u mundësojnë gjithë të interesuarve t’i njohin ekosistemet e veçanta natyrore dhe segmentet e llojllojshme kulturore.
Libri “Lënda për Leksikonin e Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna” i autorit Halil R. Markishiq, është dokument i vlefshëm për të gjithë përfaqësuesit e interesuar të profileve: gjeografik, biologjik, pylltar, ekologjik dhe turistik, të cilët në periudhën e ardhshme do të merren me hulumtimet e trashëgimisë së begatë dhe të shumëllojshme natyrore e kulturore të Bjeshkëve të Nemuna dhe Malit të Zi, ku përshkrimet, përcaktimet dhe fotografitë e prezantuara në këtë libër do të jenë të rëndësisë së jashtëzakonshme për njohjen e kësaj treve me vlerë të madhe në Mal të Zi. Ky libër, padyshim, do të jetë mjaft interesant, jo vetëm për punëtorë profesionistë e shkencorë nga lëmi i mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit jetësor, për biologë, ekologë, rojtarë pylli, historianë, gjeografë, natyralistë, alpinistë, turizmologë, kulturologë, artistë etj., por edhe ithtarë të shumtë të alpinizmit, haxhilerë dhe dashamirë të natyrës.
Ky libër, padyshim do t’u japë impuls hulumtuesve rinj që Bjeshkët e Nemuna malazeze si dhe Bjeshkët e Nemuna në tërësi të hulumtohen dhe pasqyrohen në aspektin natyror e kulturor, ngase ato me siguri mund të konfirmohet se janë hapësirë jashtëzakonisht interesante, tërheqëse e misterioze, të cilat paraqesin poligon të patërthortë dhe të pashtershëm për hulumtues nga hapësira e Ballkanit madje edhe të Evropës në tërësi.
Në këtë vepër unike, me të dhëna të shumta me fjalë e fotografi, me kujdes janë përpunuar të gjitha kullat ekzistuese të cilat i përcjellin përkthimet e mbishkrimeve për të cilat autori veçanërisht është përkujdesur. Në mënyrë të posaçme po ashtu është e përpunuar edhe arkitektura banesore ku janë përshkruar elementet më qenësore të shtëpive të dalluara të kësaj ane. Kujdes i veçantë u është kushtuar edhe objekteve të karakterit sarkal, xhamive dhe kishave.
Vlera e kësaj vepre është e shumëfishtë. Për lexim dhe përdorim u propozohet të gjithë dashamirësve të natyrës dhe alpinizmit, punëtorëve shkencor e kulturor, nxënësve, studentëve dhe të gjithë të tjerëve të cilët jetojnë dhe vijnë si turistë në trevën e Plavë-Gucisë, e posaçërisht atyre të cilët marshojnë drejt luginave, grykave, kanjoneve dhe majave të masivit Bjeshkët e Nemuna. Ky libër njëherazi është edhe udhërrëfyes cilësor i alpinizmit dhe material edukativ për të gjithë vizitorët qëllim mirë.
Në fund, me plot gojë dhe pa ngurrim, mund të konstatoj se ky libër vërtet është vepër unike me vlerë dhe peshën e pasqyrimit, ndriçimit dhe reflektimit të Parkut më të Ri Nacional në Mal të Zi, Bjeshkët e Nemuna.