
Treva e Malësisë ndër vite ka dhënë figura dhe personalitete të shquara e iluministë të fushave dhe profileve të ndryshme, të cilët, njohuritë dhe kualifikimet e tyre i kanë kristalizuar me kontributin e gjerë në shoqëri.
Ndër vite nga kjo trevë kanë spikatur njerëz të penës, artit, kulturës, gjuhës, folklorit, e të fushave të tjera, ku veprimtaria e tyre në shoqëri ka qenë e çmuar, pasi që gjenerata të tëra janë shkolluar në gjuhën shqipe, kryesisht në Kosovë, e që pas mbarimit të studimeve janë punësuar në Malësi.
Vlen të ceket se deri para disa vitesh, si në shumë profesione të tjera, ka pasur mungesë edhe të gazetarëve profesionistë, të personave që kanë studiuar dhe janë kualifikuar në fushën e gazetarisë dhe të komunikimit. Sot, fatmirësisht situata ka ndryshuar sadopak, edhe pse jo në nivel të kënaqshëm, megjithatë, ka të rinj dhe të reja që viteve të fundit kanë studiuar këtë fushë dhe që japin kontribut të çmuar në mediat ku veprojnë
Mirëpo, vite më vonë, me hapjen e mundësive dhe alternativave të reja për të studiuar, shumë të rinj dhe të reja, rrugëtimin për zgjerimin e njohurive dhe dijes e kanë vazhduar brenda vendit, por edhe jashtë, siç është Shqipëria, (Shkodra dhe Tirana), por ka pasur studentë që kanë studiuar edhe në Maqedoninë e Veriut, ose edhe në ndonjë universitet evropian apo amerikan.
Nga një kastë studentësh të rinj që studimet i kanë përfunduar viteve të fundit, gëzon fakti se shumë nga ata kanë zgjedhur të studiojnë fusha të cilat ndër vite kanë qenë deficitare për Malësinë, dhe kjo është diçka për t’u përgëzuar, sepse në këtë mënyrë, gradualisht do të plotësohet ai boshllëku që ka ekzistuar si pasojë e mungesës së profesionistëve në shumë fusha të rëndësishme të shoqërisë.
Vlen të ceket se deri para disa vitesh, si në shumë profesione të tjera, ka pasur mungesë edhe të gazetarëve profesionistë, të personave që kanë studiuar dhe janë kualifikuar në fushën e gazetarisë dhe të komunikimit. Sot, fatmirësisht situata ka ndryshuar sadopak, edhe pse jo në nivel të kënaqshëm. Megjithatë, ka të rinj dhe të reja që viteve të fundit kanë studiuar këtë fushë dhe që japin kontribut të çmuar në mediat ku veprojnë.
Po kështu, edhe profesionet e tjera deri para jo shumë vitesh kanë qenë deficitare, siç është për shembull dega e mjekësisë, ku fare pak kemi pasur mjekë të rinj që kanë studiuar këtë fushë. Sot, edhe ky profesion fatmirësisht po zgjon interesim nga të rinjtë, ku disa janë diplomuar për mjekësi në profile të ndryshme të kësaj fushe, e të cilët janë duke dhënë kontribut të çmuar dhe human në shoqëri.
Nisur nga ky aspekt i vetëdijesimit të të rinjve mbi rëndësinë që ka shkollimi për komunitetin ku do të veprojnë, duhen përgëzuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat në Malësi të cilët nga viti në vit po studiojnë fusha të ndryshme, e që kontributin e tyre e japin në vendlindje. Ky lloj vizioni për t’u zhvilluar dhe emancipuar, e për të krijuar një skuadër intelektualësh të profesioneve nga më të ndryshmet, gëzon jo vetëm familjen e tyre kur shikojnë fëmijët të përparojnë, por duhet të gëzojë një komunitet të tërë.
Në këtë mënyrë, me ambicien e tyre për t’u formuar si intelektualë, ata do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit, në aspektin arsimor, kulturor, artistik, shkencor, etj., sepse numri i tyre gjithnjë në rritje, do të bëjë një hap para në çdo sferë të jetës, përkrah vendeve dhe shoqërive të civilizuara.
Nga një kastë studentësh të rinj, që studimet i kanë përfunduar viteve të fundit, gëzon fakti teksa shikon që shumë nga ata kanë përzgjedhur të studiojnë fusha të cilat ndër vite kanë qenë deficitare për Malësinë, dhe kjo duhet të na gëzojë, sepse në këtë mënyrë, gradualisht do të plotësohet ai boshllëku që ka ekzistuar si pasojë e mungesës së profesionistëve në shumë fusha të rëndësishme të shoqërisë
Andaj, dhashtë Zoti që të rinj dhe të reja nga Malësia, por edhe nga treva të tjera shqiptare në Mal të Zi, të mbarojnë studime, e sidomos për degë që ende vazhdojnë të jenë deficitare, ku do të përhapin pastaj, dituri e profesionalizëm në shoqëri, për ta bërë shoqërinë tonë më të kompletuar me profesionistë të të gjitha fushave.
