Një eveniment kulturor që po vazhdon traditën

Çdo vit në muajin shkurt në Malësi përgjatë thuajse një jave të tërë, mbizotëron atmosferë festive, një gjallëri dhe dinamizëm më i shtuar, falë organizimit të javës së karnavaleve të cilat viteve të fundit organizohen si rezultat i iniciativës dhe veprimtarisë së frytshme të disa të rinjve të cilët angazhohen me shumë zell, vullnet dhe entuziazëm në ruajtjen dhe vijimësinë e traditës së karnavaleve në këtë vend

Njëri ndër manifestimet kulturore më të admiruara dhe më popullarizuara në trevën e Malësisë konsiderohen karnavalet “Koret”, të cilave nga viti në vit, u është shtuar popullariteti, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve (të grupeve pjesëmarrëse), për t’iu bashkëngjitur, dhe në këtë mënyrë të shpalosin kreativitetin e tyre, përmes trajtimit të tematikave të ndryshme në shoqëri, me humor, satirë e sarkazëm.
Ky manifestim që është bërë tradicional në Malësi, e nisi rrugëtimin që në vitin e largët 1996, nga një grup entuziastësh të palodhur, me synim që doket, zakonet dhe traditat e lashta të zonës së Malësisë t’i prezantojnë, afirmojnë dhe ruajnë në formë karnavali.
Nga atëherë, karnavalet “Koret” kamë vazhduar të organizohen pa ndërprerje, me përjashtim të vitit 2021 (tre vjet më parë), kur për shkak të pranisë së virusit korona në vend, u pezullua për herë të parë pas 26-vjetësh.
Megjithatë, karnavalet vazhduan sërish një vit më vonë, për të mos u ndalur. Kështu, edhe këtë vit, për katër ditë radhazi në Tuz, ky manifestim mblodhi numër të madh qytetarësh të cilët shijuan nga afër atmosferën që krijuan grupe të shumta pjesëmarrëse nga vendi dhe rajoni, që përcollën porosi të ndryshme, por edhe argëtim nga grupe këngëtarësh të ftuar.
Çdo vit në muajin shkurt në Malësi përgjatë thuajse një jave të tërë mbizotëron atmosferë festive, një gjallëri dhe dinamizëm më i shtuar, falë organizimit të javës së karnavaleve të cilat viteve të fundit organizohen si rezultat i iniciativës dhe veprimtarisë së frytshme të disa të rinjve të cilët angazhohen me shumë zell, vullnet dhe entuziazëm në ruajtjen dhe vijimësinë e traditës së karnavaleve në këtë vend. Nga viti në vit interesimi i grupeve pjesëmarrëse në karnavale nuk mungon, përfshirë këtu edhe fëmijët nga çerdhe dhe shkolla fillore në Malësi të cilët çdo vit ia shtojnë madhështinë kësaj ngjarjeje.
Rikujtojmë se Karnavalet “Koret”, arritën ndër vite suksese dhe popullaritet të madh si në nivel vendi, ashtu edhe më gjerë. Kështu, në vitin 2009, OJQ “Karnavali- Koret” organizoi në Tuz Konventën Evropiane të Karnavaleve, ku morën pjesë njëzetetre delegatë nga po kaq vende të ndryshme të Evropës. Organizimin e këtij evenimenti kulturor ndër vite e kanë mbështetur individë, afaristë nga Malësia, diaspora shqiptare dhe institucione.
Manifestimi kulturor dhe tradicional “Karnavalet – Koret” gjatë këtyre viteve kishte si synim që doket, zakonet dhe traditat e lashta të zonës së Malësisë t’i prezantojë, afirmojë dhe ruajë në formë karnavali.
Si rezultat i sukseseve të arritura në manifestime të ngjashme nëpër qendra të ndryshme ndërkombëtare, Organizata Joqeveritare, “Karnavali – Koret” është anëtare e plotë e Shoqatës Evropiane të Karnavaleve (FECC).

t. u.

Të fundit

më të lexuarat