Në vizitë pune treditoreKomunës së Gucisë

Guci – Delegacioni shumë anëtarësh i Komunës së Ivanjicës të Republikës së Serbisë, i përbërë nga përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të Komunës në fjalë dhe të Ndërmarrjes publike komunale “Ivanjica” nga Ivanjica, prej 6-8 dhjetor 2023, ishte në vizitë treditëshe të punës studimore Komunës së Gucisë në kuadër të projektit “Bashkësia e pastër për rrethim të qëndrueshëm dhe natyrë – PASTËR!
Kjo vizitë e karakterit studimor e mysafirëve nga Komuna e Ivanjicës, ka pasur për qëllim njohjen me mënyrën e menaxhimit me mbeturina në Komunën e Gucisë, ku zbatohet metodologjia Zero waste e komunës.
Kryetari i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, e ka hapur takimin e punës ditën e parë të vizitës (më 6 dhjetor), ku janë parashtruar parimet themelore metodologjisë zero waste dhe janë vënë në pah shembujt e praktikës së mirë në këtë fushë. Dita e dytë e vizitës i është dedikuar njohjes, detaje me punën e SHPK-së “Veprimtaritë komunale” të Gucisë. Pjesëmarrësve u është prezantuar mënyra e zbatimit të sistemit të ri të menaxhimit me mbeturina në Guci, sipas metodologjisë së mbeturinës zero, me mbledhje të mbeturinave prej derës në derë, në pesë fraksione, infrastrukturës përcjellëse dhe situatës së menaxhimit në Mal të Zi.
Gjatë ligjëratës, përfaqësuesit e të dy komunave Guci dhe Ivanjicë, kanë shtruar pyetje dhe kanë shkëmbyer përvoja e dituri mbi temat e parashtruara dhe problemet specifike të menaxhimit me mbeturina.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit po ashtu kanë pasur rast të inspektojnë SHPK-në “Veprimtaritë komunale”, Qendrën ricikluese (MRF) dhe deponinë e mbeturinave “JERINA”, për t’u njoftuar drejtpërdrejt me procesin e menaxhimit me mbeturina në praktikë. Është vizituar edhe Qendra turistike – Parku nacional “Bjeshkët e Nemuna”, me ç’rast pjesëmarrësit nga Ivanjica janë njoftuar me mënyrën e menaxhimit me mbeturina brenda parkut në fjalë. Më pas, pjesëmarrësit kanë vizituar hapësirën e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” – Grebajë-Vuthaj, duke bërë shikim në qasjen e ruajtjes së natyrës dhe menaxhimit me mbeturina në këtë territor të rëndësishëm ekologjik.
Delegacioni nga Ivanjica, ka pasur rast të fitojë njohje dhe kuptim të thellë përkitazi me metodologjinë e mbeturinës zero, si dhe të inspirohet me shembujt e praktikës së mirë të menaxhimit me mbeturina në Komunën e Gucisë, dhe në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Kjo vizitë ka shërbyer si hap përpara kah vendosja e rrethimit të qëndrueshëm dhe më të pastër në bashkësitë lokale.
Projektin e sipërpërmendur “PASTËR”, e zbatojnë dy komunat e përmendura, Guci e Ivanjicë, në kuadër të programit IPA, të bashkëpunimit tejkufitar Serbia-Mali i Zi, 2014-2020, të cilin e bashkëfinancon Bashkimi Evropian, gjegjësisht Ministria e financave e Republikës së Serbisë, sektori për marrëveshje dhe financim të programit nga mjetet e Bashkimit Evropian (CFCU).
Realizimi i projektit ka filluar më 24 dhjetor 2022 dhe do të zgjasë dy vjet, deri më 23 dhjetor 2024. Vlera e tërësishme e projektit është 389.635 euro, nga të cilat kontributi i Bashkimit Evropian është 330.800 euro.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat