Raketahedhësi i krahut Al-Yasin kundër tankut merkava lV

Arben Kanaqeviq

Në fushën e teknologjisë ushtarake, përputhja midis raketës antitank Al-Yasin dhe tankut Merkava paraqet një studim bindës në ekuilibrin e fuqisë dhe inovacionit. Al-Yasin, një prodhim i Hamasit, është një predhë relativisht e vogël dhe jo e fshehtë, ndërsa Tanku Merkava, një automjet i rëndë i blinduar i prodhuar nga Izraeli, është i njohur për mbrojtjen e tij të fuqishme. Krahasimi midis këtyre dyve nxjerr në pah dinamikën e ndërlikuar të luftës moderne, ku zgjuarsia dhe saktësia taktike shpesh mund të kthejnë peshoren në mënyra të papritura.
A mund AL-Yasin të shkatërrojë tankun izraelit Merkava?
Al-Yassin është një armë antitank e prodhuar nga Hamasi dhe u vendos në përdorim për herë të parë në vitin 2004. Arma u emërua pas Sheik Ahmed Yasin, udhëheqësit të Hamasit, i cili u vra nga Forcat e Mbrojtjes izraelite më 22 Mars 2004, ndërsa qëllimi kryesor i armës është të shkatërrojë tanket. Arma është përdorur më shpesh kundër automjeteve dhe personelit të lehtë-blinduar, por vërtetohet se mund ta shkatërrojë edhe tankun izraelit Merkavën.
Hamasi ka publikuar disa video si dëshmi që tregon një predhë të re antitank 105 mm, duke pretenduar se është aftësia për të shkatërruar një tank izraelit Merkava. Sipas deklaratave të tyre, këto granata raketore antitank (RPG) 105 mm, ku predhat thuhet se janë përdorur nga Brigada Al-Qassam e Hamasit gjatë operacionit Al-Aksa Flood, rezultuan në shkatërrimin e një tanku kryesor luftarak izraelit Merkava. Prodhimi i predhës antitank Al-Yassin 105 mm besohet të prodhohet në Gaza, potencialisht me asistencë teknike nga Irani, nëpërmjet grupit të armatosur nga Libani Hezbollahut dhe sigurimin e lëndëve të para nga brenda Gazës ose përmes rrugëve të kontrabandës nga territoret egjiptiane. Mendohet se janë prodhuar rreth 2000 njësi, ndërsa statusi aktual i prodhimit ose zhvillimit mbetet i pasigurt. Hamasi vazhdon të paraqesë Al-Yassin në njoftimet e tyre për shtyp dhe mediat ndërkombëtare herë pas here. Granata raketore (RPG) Yasin është mjaft e ngjashme në dizajn me RPG-2 Sovjetik. Edhe pse Hamasi nuk ka bërë të ditur zyrtarisht detajet e performancës së lëshuesit dhe municionet e tij, ka të ngjarë që ato të jenë të ngjashme me ato të RPG-2. Është vlerësuar se Yasin ka një shpejtësi fluturuese prej 295 metra në sekondë, një shkrepje me shpejtësi prej 3 deri në 4 raunde në minutë dhe një rreze efektive prej afërsisht 100 metra distancë. Yasin përdor kryesisht një predhë antitank të armatosur me kokë me maje të mprehtë dhe me sasi të lartë shpërthyese, e vlerësuar të depërtojë rreth 200 milimetra homogjene të mbështjellë me ekuivalenca të armaturës (Rolled Homogenous Armor equivalency). Ushtarët nga Brigadat Salaudin të Komitetit të Rezistencës Popullore kanë pohuar se një Yasin çaktivizoi me sukses një tank Merkava, me gjasë duke e goditur ne një pike të dobët, megjithëse specifikat janë të paqarta (Foto 2). Yasin mund të jetë efektiv edhe kundër mureve të bëra me tulla ose materiale të ngjashme, si dhe automjete të ndryshme të blinduara, duke përfshirë ato me deri në 210 milimetra çelik veshje të blinduar. Informacionet nga Qendra e Informacionit të Inteligjencës në Inteligjencën e Izraelit – Qendra e Trashëgimisë dhe Përkujtimit (ITIC IIHCC) sugjeron se Yasin mund të depërtojë deri në 200 milimetra armaturë çeliku.
Tani le të hedhim një vështrim në tankun izraelit Merkava dhe aftësinë e tij për t’i bërë ballë predhës antitank Yasin. Tanku kryesor i betejës Merkava është shtylla kurrizore e Forcave të Mbrojtjes izraelite. Merkava u fut në shërbim në vitin 1978 dhe pa veprim për herë të parë gjatë operacionit “Paqe për Galilenë” në vitin 1982, ku performoi në mënyrë efektive kundër tankeve siriane T-62. Megjithatë, ato pësuan disa humbje në betejë duke nxitur përmirësime në tanket Merkava me forcimin dhe zgjerimin e blindimit. Merkava IV, tanku më i fundit i ridizajnuar me një motor më të fuqishëm, së fundmi është pajisur me të një sistem të sofistikuar mbrojtës aktiv i krijuar për të rezistuar raketat dhe raketat antitank. Në luftën e vitit 2006 në Liban, ushtarët e Hezbollahut gjuajtën me raketa antitank 50 tanke Merkava, duke përfshirë versione të ndryshme të tankeve si të tipit II, III dhe IV. Midis tyre, 21 tanke u goditën dhe 6 u shkatërruan. Është e rëndësishme të theksohet se Hezbollahu përdori raketën antitank Kornet, e cila është një nga më të mirat në botë dhe mund të depërtojë deri në 1200 mm shtrese të blinduar ndryshe nga Yasin.
Pas konfliktit të Libanit, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) prezantuan “Merkava IV M Windbreaker variant”. Ky tank ka një sistem të fortë të mbrojtjes raketore të quajtur Trophy Active Protection System. Ky sistem përdor radarin për të zbuluar raketat që vijnë dhe përpiqet t’i rrëzojë ato një shpërthim të veçantë, duke mos e lejuar raketën sulmuese të bjerë në kontakt me tankun. Ai gjithashtu i tregon ekuipazhit të tankut se nga erdhi raketa, në mënyrë që ata të mund të qëllojnë shpejt. Sistemi Trophy është provuar të jetë shumë efektiv në luftime. Ai ka rrëzuar me sukses shumë raketa, duke përfshirë RPG-29 dhe AT-14 Kornet. Në vitin 2008 dhe 2014, asnjë tank Merkava nuk u shkatërrua në luftime, edhe pse lufta e vitit 2014 ishte një sfidë për ushtrinë izraelite. Tanku Merkava ka disa karakteristika unike të dizajnit që synojnë ta mbajnë të sigurt ekuipazhin. Armatura e Merkava vlerësohet të sigurojë një nivel mbrojtjeje midis 900 dhe 1300 milimetra armaturë homogjene të blinduar . Për shkak të këtyre karakteristikave të projektimit, kur goditet nga raketat antitank Yasin të Hamasit, tanku Merkava mbetet i padëmtuar. Megjithatë, tanku Merkava nuk është i mbuluar nga të gjitha anët me 900 mm blindim. Pikat e dobëta të tij janë në pjesët anësore të pasme dhe pjesa e poshtme e përparme, por këto pjesë janë të mbrojtura nga sistemi Trophy i lartcekur. Edhe sistemi Trophy i ka të meta. Tanku Merkava është i dizajnuar për luftime në ambiente të hapura dhe të gjera, që e bën të papërshtatshëm në beteja ku sulmohet nga disa metra afërsi dhe nga ndërtesat apo rrënojat përreth tij siç janë luftimet aktuale përreth qytetit të Gazës. Me goditje në pikat e dobëta dhe nga një afërsi që sistemit Trophy mos t’i jepet kohë për reagim, Raketa Yasin mund ta shkatërrojnë tankun Merkava.
Shkruar nga: Arben Kanaqeviq më 07.11.2023.

(Autori është magjistër i Kriminalistikës)

Të fundit

më të lexuarat