Kroi Doçe

Gani Karamanaga

Rrëfimi 1
Kroi Doçe
Në pjesën më të sipërme të Mëhallës së Re, tek Ullishta e Ali Shahit, është Kroi Doçe. Është i ndërtuar me gurë të latuar, me ujë të pijshëm, i cili nuk shter as gjatë verës. Në dekadën e tretë të shekullit XX, në afërsi të Kroit Doçe ishin dy shtëpi malazeze, më poshtë shtëpitë e Zejnel Nelo dhe Qamil Dervishit, Sulejman Tulës, Pashës Kajmakbegut, si edhe e Zejnel Begut.
Mbi Kroin Doçe vazhdon ullishta e Mëhallës së Re, deri te Mali i Bardhë, njëqind metra më larg.
Kishte filluar stina e mbledhjes së ullishtës.
Prej Anës së Malit ishte një rrugë e ngushtë, e cila nën krua vazhdonte për në qytet.

Rrëfimi 2
Vajza te kroi
Hyseini ecte shpejt duke iu afruar Kroit Doçe. I ndaloi këmbët…
Duke mbushur ujë ishin dy vajza, njëra e rritur me flokë të zinj, të gjatë, me një shami të kuqe në kokë, e bukur, jo e çdoditshme, tjetra ishte në moshën 10 vjeçare.
Nuk folën asgjë, uji i kroit qarkullonte, vajzat vazhduan punën e tyre.
Hyseini qëndroi për të pirë ujë, sytë i mbetën te vajza e rritur…
Vazhdoi rrugën duke u ulur deri në Mesgjah, te duganja e Bim Dymyles. U ndal, piu një kafe me Jakup Idrizagën.
Por mendjen e kishte te vajza te Kroi i Doçes, nuk i largohej prej mendjes.
Pas disa ditëve shkoi në një sefer me barkën e Jakup Nimanbegut.
Lundruan një muaj deri në Skenderie, në Egjipt.
Edhe kur ishte në maje të dyrekut, për të lidhur velat e bashit, mendonte dhe ëndërronte vajzën te Kroi Doçe.

Kthimi 3
Fejesa
Kur u kthye në Ulqin, u fejua për Sadijen. Ishte vajza e tretë e Mehmet Dervishit, tregtarit dhe ullishtarit në Mëhallë të Re. Dyqani i tij ishte në Mezgjahin e Ulqinit, në afërsi të Beledijes dhe kafes së Bim Dymyles.
Por, mbas disa muajve pas fejesës Sadija u sëmur rëndë.
E vizituan në Shkodër dhe Cetinë.
E operuan në spitalin e Dubrovnikut.
Mehmet Dervishi i çoi fjalë Hyseinit. U takuan në Mezgjah.
Mehmeti foli i pari:

  • Vajza ime është e sëmurë. Ka qenë i nevojshëm operacioni në Dubrovnik. Mjekët i kanë thënë se nuk do të mund të ketë fëmijë”.
    Përgjigjja e Hyseinit ishte e shpejtë:
  • Sadija është fati im…”

Kthimi 4
Jeta bashkëshorte e shkurtër
Kaluan bashkë një jetë të lumtur.
Pas shtatë vjetëve, sëmundja e rëndë u përsërit. Gjatë sëmundjes saj në Kala vinte motra e vogël Hajrija për t’i ndihmuar. Ajo ishte atëherë tetëmbëdhjetëvjeçare. Për Sadijen shumë është kujdesur edhe kunata Srmija.
Sadija ndërroi jetë në moshën 26 vjeçare.
Para se i mbylli sytë, gurgullonte uji te Kroi Doçe.
Komshinjtë për të kanë thënë:
“Përveç bukurisë të saj, ajo ishte e mirë për shoqëri, e qeshur..”
Kaloi një muaj pas vdekjes së Sadijes.
Në Kala, te Hyseini erdhi motra e vogël e Sadijes.
Ligj i pashkruar.
Nuk lejohej që të prishej miqësia.

Të fundit

më të lexuarat