Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, të enjten më 26 tetor 2023, në Podgoricë është takuar me ministrin e Financave të Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Alleksandar Damjanoviq, me ç’rast është biseduar mbi bashkëpunimin e Qeverisë dhe Komunës në fjalë.
Në takim në mënyrë koncize dhe konstruktive është biseduar mbi modelet e zgjidhjes së nxitjeve (provokimeve) financiare me të cilat ballafaqohet Komuna e Gucisë, ku si parësore janë fokusuar detyrimet të cilat kjo Komunë i ka ndaj Komunës së Plavës në përputhje (harmoni) me vendimin mbi ndarjen e pasurisë, si dhe mbi detyrimet në baze të marrëveshjes për patundshmërinë e blerë, në të cilën momentalisht gjendet një pjesë e shërbimit të kësaj vetëqeverisjeje lokale, është komunikatë e lëshuar nga Ministria e Financave.
Temë bisedimi e palëve në takim, ka qenë edhe mundësia e sigurimit të mjeteve për shpronësimin e tokës në aksin rrugor Guci-Grebajë.
Ministri Damjanoviq në fjalën e rastit ndër të tjera ka porositur që fokusi duhet të jetë në fuqizimin dhe nxitjen (shtytjen) e zhvillimit të komunave veriore, ndërsa në nivel të qeverisë është i nevojshëm trajtimi dhe shqyrtimi i modeleve të përkrahjes në tejkalimin e vështirësive financiare. Ai gjithashtu ka shprehur pritjen që Komuna e Gucisë, si dhe komunat tjera veriore, në mënyrë adekuate (të barabartë) t’i shfrytëzojnë mjetet e përcaktuara sipas bazës së të hyrave nga ekonomia shtetërore.
Kryetari Balliq ka falënderuar ministrin Damjanoviq në gatishmërinë e shprehur që t’i kontribuojnë zgjidhjes, siç ka thënë ai, problemeve të grumbulluara financiare dhe përpjekjes që të arrihet likuiditeti i Buxhetit të komunës në krye të së cilës gjendet ai.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave në mandatin teknik, Millosh Medenica, dhe sekretari i Sekretariatit për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa i Komunës së Gucisë, Mirallem Bektesheviq.
Shaban Hasangjekaj