I dorëzoi kuvendit propozimin përpërbërjen e qeverisë

Mandatari për formimin e Qeverisë së Re të Malit të Zi, Millojko Spajiq i ka dorëzuar të enjten më 26 tetor 2023, Kuvendit të Malit të Zi propozimin për përbërjen e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi. Nga Kuvendit i Malit të ZI njoftohet se në letrën motivuese dërguar deputetëve dhe deputeteve, mandatari Spajiq ka theksuar se në përputhje me Nenin 95 të Paragrafit 1, Pika 5 e Kushtetutës së Malit të Zi, Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq e ka propozuar atë mandatar për përbërjen e Qeverisë së Malit të Zi. “Mali i Zi politikën e tij të jashtme gjatë mandatit të Qeverisës së 44-të do ta zbatojë duke udhëhequr me interesat nacionale strategjike, nëpërmjet katër prioriteteve kryesore të jashtme: Anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian; Anëtarësimit aktiv dhe kredibil në Aleancën e NATO-s; avancimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe fuqizimit të rolit të shtetit tonë në organizatat multiraterale”, ka theksuar ndër të tjera Spajiq në dokumentin prej njëzetekatër faqesh të programit të punës së Qeverisës së 44-të të Malit të Zi. Ndërkaq, sipas njoftimit të Kuvendit të Malit të Zi, në përputhje me orientimet programore të ekspozuara dhe në bazë të Nenit 103, Paragrafit 2 të Kushtetutës së Malit të Zi, mandatari Spajiq ka propozuar këtë përbërje të qeverisë: nënkryetar i Qeverisë për Siguri, Politikë të Brendshme, Punë të Jashtme dhe Evropiane, mr. Aleksa Beçiq; nënkryetar i Qeverisë për Sistem Politik, Sundim të Ligjit dhe Antikorrupsion- mr. Momo Koprivica; nënkryetar i Qeverisë për Punë, Arsimim, Shëndetësi dhe Punë Sociale- dr. Srgjan Paviqeviq; nënkryetar i Qeverisë për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik- Nik Gjeloshaj; nënkryetar i Qeverisë për Demografi dhe të Rinj dhe ministër i Sportit dhe të Rinjve- Dragosllav Shqekiq; ministër i Punëve të jJshtme- dr. Filip Ivanoviq; ministër i komunikacionit dhe detarisë- Filip Radulloviq; ministër i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore- Janko Odoviq; ministre e Punëve Evropiane- Maida Gorçeviq; ministër i Financave- Novica Vukoviq; ministre e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit- prof. dr. Andela Jakshiq-Stojanoviq; ministër i Drejtësisë- Andrej Milloviq; ministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale- Naida Nisid; ministër i Shëndetësisë- dr. Vojisllav Simun; ministër i Energjetikës dhe Minierave- prof. dr. Sasha Mujovid; ministër i Punëve të Brendshme- Boris Bogdanoviq; ministër i Mbrojtjes – Dragan Krapoviq; ministër i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut- Vlladimir Martinoviq; ministre e Kulturës dhe Medias- dr. Tamara Vujoviq; minstër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave- Vlladimir Jokoviq; ministër i Administratës Publike- mr. Marash Dukaj; ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave- Fatmir Gjeka.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat