Popullit të Palestinës në Plavë dhe Guci

Plavë/Guci – Të premten, më 20 tetor 2003, janë tubuar disa mijëra qytetarë të Plavës dhe Gucisë për të shprehur protestën e vet kundër krimit, të cilin Izraeli e bën mbi popullin e pafajshëm të Palestinës.
Kryetari Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Plavës, Muhamed ef. Cecunjanin, me këtë rast ka deklaruar se krimi të cilin sot e bën Izraeli mbi palestinezët, nuk është asgjë e re. Ai është gjenocid në vazhdimësi i cili zgjat më se 70 vjet.
“Sot njerëzit e lirë ngrihen kundër krimeve të paturpshme monstruoze. Për këtë, Plava dhe Gucia kanë ngritur zërin e vet. Po ku janë organizatat dhe aktivistët për të drejtat njerëzore? Ku është njerëzia dhe trimëria e Malit të Zi? Me sa duket se edhe ata janë nën pushtimin e Izraelit. Ftojmë të gjitha institucionet dhe individët e shquar të mbështesin dhe përkrahin betejën e drejtë të popullit palestinez dhe kurrë mos të qëndrojnë në anën e kriminelëve. Nga mediat kërkojmë informime (raporte) objektive dhe përkthim të censurës të cilën e servojnë shtëpitë mediale perëndimore”, është shprehur kryetari i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Plavës dhe në fund të fjalimit të vet ka shtuar se “nga Qeveria e Malit të Zi kërkojmë që në të gjitha organizatat dhe trupat ndërkombëtare të qëndrojnë në anën e të vërtetës dhe të së drejtës, e jo në anën e forcës dhe dhunës”.
Kryetari i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, në fjalimin e vet para opinionit të pranishëm ka gjykuar krimet e Izraelit mbi popullin e pafajshëm të Palestinës dhe ka shprehur mëshirë e dhembshuri për viktimat e pafajshme.
“Plava dhe Gucia ngritin zërin dhe qenien e vet kundër padrejtësisë”, ka deklaruar kryetari Balliq.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e rastit ka deklaruar para turmës së pranishme të qytetarëve: “Ditëve të kaluara jemi dëshmitarë të ngjarjeve të tmerrshme gjatë të cilave kanë pësuar numër i madh fëmijësh, grash – civilësh të pafajshëm. Detyrimi jonë moral dhe njerëzor është që të shprehim dhembshuri për viktimat dhe familjet e tyre nga të dy anët, pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti dhe besimi janë. Gjithashtu detyrimi jonë është që të pyesim se kush është agresor në këtë përleshje, e kush viktimë? Kush sulmon vatrën e huaj, e kush mbron të vetën?”, ka theksuar kryetari Canoviq dhe në fund prononcimit të vet është shprehur “Mendoj se askush nuk ka dilemë se palestinezët janë viktimë e padrejtësisë dhe torturës nga fqinjët e vet dhe e rëndësishme është të konfirmohet se ajo ka ndodhur para syve të tërë botës, e cila në pjesën më të madhe qëndron e heshtur (memece) ndaj krimeve të tmerrshme në Rripin e Gazës (Pojas Gaze)”.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat