Biseduan për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, është takuar të enjten e kaluar (12 tetor 2023) në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Në deklaratën për media thuhet se përfaqësuesit e KKSH-së e njoftuan zëvendëskryeministrin Bislimi për objektivat e punës së këtij institucioni përfaqësues të shqiptarëve në Malin e Zi dhe veprimtarinë e tij në fushat që janë me interes për shqiptarët. Po ashtu është folur edhe mbi thellimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor. Në këtë takim kryetari i KKSH-së shoqërohej nga Daut Ceka, kurse zëvendëskryeministri Bislimi nga këshilltari i tij, Ragmi Mustafi.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat