
“E ardhmja është në duart e mësuesit” ( Viktor Hygo)
Të enjten e kaluar, më 5 tetor, u festua Dita Botërore e Mësuesit, të cilën në mënyra të ndryshme e shënojnë ose e vlerësojnë më shumë se 100 vende të botës. Ndërkaq, ne shqiptarët si Ditë të Mësuesit kemi 7 Marsin. Dita Botërore e Mësuesit për herë të parë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESKO-s në lidhje me statusin e mësuesve në gjithë botën. Kjo ditë është e ngrohtë për ne, sepse na ndrit mendimin, na zbukuron jetën, na fisnikëron shpirtin dhe na pastron zemrën.
Betimi i mësuesit
Betimi solemn i mësuesit quhet ndryshe edhe Betimi i Hipokratit (i pedagogjizuar ), të cilin në vitin 1966 për nevojat e UNESKO-s e përpiloi pedagogu zviceran, Robert Dottrens 1893 – 1984, si vijon:
-Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.
-Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë të mbaj një pjesë të përgjegjësisë.
-Do ta mbroj me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
-Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
Megjithëse këta misionarë të arsimit, fisnikë e atdhetarë, komisarë të dritës, edhe pse punonin në kushte të vështira, ata vazhdimisht ishin njerëz të zotë, të përkushtuar që synonin të përçojnë dijen te nxënësit. Ata me gjithë qenien e tyre janë angazhuar që nxënësit e tyre të jenë të suksesshëm”
-Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
-Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder.
Jo vetëm mësues , por frymëzues dhe shembull ideal
Brezi im dhe brezat e mëparshëm në fshatin tim të lindjes në Triesh janë rritur me figurën e shenjtë të mësuesit, të cilën ne e kishim gati si perëndi, ngase vetë mësuesit ishin jo vetëm mësues, por frymëzim dhe shembull ideal për ne, misionarë.
“Ka qenë ky një brez mësuesish që kanë punuar me pasion, sepse mësimdhënia është me të vërtetë jo thjesht profesion, por është pasion, dëshirë, është shpirti që kanë dhënë për vite të tëra për edukimin e brezit të ri”
Gjithkush në botë ka mësuesit e tij. Edhe unë i kam regjistruar dhe i mbaj në kujtesën time mësuesit e mi trieshjanë në SH.F. “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh të cilët i kujtoj me krenari e nostalgji dhe s’do t’i harroj kurrë, meqë ata janë mirënjohja e nderimi im.
Megjithëse këta misionarë të arsimit, fisnikë e atdhetarë, komisarë të dritës, edhe pse punonin në kushte të vështira, ata vazhdimisht ishin njerëz të zotë, të përkushtuar që synonin të përçojnë dijen te nxënësit. Ata me gjithë qenien e tyre janë angazhuar që nxënësit e tyre të jenë të suksesshëm. Vështirësitë e nxënësve bëheshin vështirësitë e tyre, qeshnim dhe hidhëroheshim së bashku. Klasa ishte një familje e madhe, e mësuesi, herë ishte në rolin e kryefamiljarit, herë të psikologut, herë të nënës, herë të shokut e herë të shoqes. Mësuesit nuk ia falnin vetes asnjëherë nëse një nxënës nuk arrinte të jetë i suksesshëm në jetë! Jam me fat që kam pasur mësues të tillë, që çdokush do të dëshironte t’i kishte.
Jam i bindur se mësuesit e mi, edhe pas shumë dekadash në arsim, ndjeheshin sikur ditën e parë të shkollës. Ka qenë ky një brez mësuesish që kanë punuar me pasion, sepse mësimdhënia është me të vërtetë, jo thjesht profesion, por është pasion, dëshirë, është shpirti që kanë dhënë për vite të tëra për edukimin e brezit të ri. Ata kishin shkumësin në dorë, buzëqeshjen, kishin dëshirën për të dhënë maksimumin e tyre.
“Gjithkush në botë ka mësuesit e tij. Edhe unë i kam regjistruar dhe i mbaj në kujtesën time mësuesit e mi në SH.F. ’Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’” në Triesh të cilët i kujtoj me krenari e nostalgji dhe s’do t’i harroj kurrë, meqë ata janë mirënjohja e nderimi im”
Unë sot kujtoj me mall kohën kur kam qenë nxënësi i tyre, kohë që për mua dhe mësuesit e mi, ka qenë një ëndërr, ndër pjesët më të bukura në jetë. Mësuesit e mi edhe sot e gjithmonë do t’i kujtoj me shumë nostalgji, gjithnjë ashtu të qeshur, me fjalë të ëmbla. Ata na kanë mësuar gjithnjë me atë mënyrën e tyre, të them aktoriale. Kanë qenë shumë të dhënë për arsimin. Dashurinë e bukur të mësuesit e shprehnin tek ne nxënësit. Jemi të bekuar që kaluam nëpër duart e tyre. Mësimdhënia për ta ishte gjëja me jashtëzakonshme që mund t’i ndodhë njeriut në jetë. Ata na thoshin ta duam mësimdhënien, jo për të marrë një rrogë, por thjesht për të kuptuar se aty është zemra e tyre, pasioni i jetë së tyre. Disa nga mësuesit e mi janë gjallë, ca të tjerë nuk jetojnë më me ne, por dëshira e tyre për mësimdhënien ka mbetur e përjetshme. Roli i tyre në procesin edukativo-arsimor ishte shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, andaj me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë për shumë gjenerata. Ata janë heronjtë tanë!
