Guci – Delegacioni i Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA, -përfaqësia e të cilës në Mal të Zi është në Podgoricë, në krye me koordinatoren, zonjën Nihal Ersoy dhe bashkëpunëtorin e saj, zotriun Merdan Krliq, të enjten, më 5 tetor 2023, qëndruan në vizitë njëditëshe pune në Komunën e Gucisë. Ata në rezidencën e vet i priti dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetari i ri i porsazgjedhur i Komunës, Sanell Balliq, me bashkëpunëtorët e vet.Temë e takimit ka qenë njohja e koordinatores së re mbi resurset me të cilat zotëron Komuna e Gucisë, mbi aktivitetet të cilat janë në vazhdë, ku në radhë të parë mendohet në realizimin e projekteve dhe planeve për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Po ashtu është bërë fjalë edhe mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë dhe aplikimet aktive të cilat Komuna e Gucisë do t’ia dërgojë me propozime të qarta dhe konkrete.Theks i veçantë është vënë në mundësinë e zhvillimit në sektorin bujqësor përmes programit ndihmës prodhuesve bujqësor dhe mundësisë së hapjes së mini-reparteve për prodhimin e ushqimit, për çka koordinatorja Nihal Ersoy ka konfirmuar gatishmëri të plotë mbështetjes.Kryetari i Komunës, Sanell Balliq, ka falënderuar delegacionin në fjalë në mbështetjen e deritashme të ofruar Komunës si dhe asaj të cilën do ta ofrojë edhe në të ardhmen.
Shaban Hasangjekaj