“Leksikoni i ParkutNacional Bjeshkët eNemuna” dhe “Leksikonii Botanikës së Malit të Zi”

Plavë – Në ambientin e sallës së madhe të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, në praninë e një numri të konsiderueshëm adhuruesish të publikimeve te zhanreve të ndryshme krijuese letrare, të mërkurën më 20 shtator 2023, u bë përurimi i Monografisë “Leksikoni i Parkut nacional Bjeshkët Nemuna” (“Leksikon Nacionalnog parka Prokletije”) e autorit Mr. Hallill Markishiq.
Mbi monografinë në fjalë të botuar nga Agjencia për mbrojtjen e Mjedisit jetësor të Malit të Zi, në gjuhën malazeze, në mënyrë koncize, konstruktive dhe analitike folën: Prof. dr. Rifat Allihoxhiq, akademiku Zllatko Bulliq, Mr. Lluka Mitroviq dhe vet autori.
Përurimi i monografisë voluminoze të sipërpërmendur, padyshim me peshë dhe vlerë të lartë shumë dimensionesh është bërë në kuadër të jubileut – 15-vjetorit nga themelimi i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor të Malit të Zi, 32- vjetorit nga prurja e deklaratës Mali i Zi, shtet ekologjik dhe të organizimit të konferencës shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare “Mbrojtja e natyrës dhe mjedisit jetësor, rëndësia, gjendja dhe perspektivat”.
Fill pas përurimit të monografisë së sipërpërmendur, në të njëjtin ambient është vazhduar me përurimin e Monografisë “Leksikoni i Botanikës së Malit të Zi” (“Botanički Leksikon Crne Gore”), në hartimin (koncipimin) e të cilit kanë marrë pjesë 22 autorë, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i të cilit është akademiku Vukiq Pulleviq.
Mbi leksikonin në fjalë kanë folur: Prof. dr. Vllado Matevski dhe akademiku Zllatko Bulliq.
“Leksikoni i Botanikës së Malit të Zi”, i botuar në gjuhën malazeze, është publikim i cili në formë të enciklopedisë paraqet të gjithë dituritë disponuese mbi florën (botën bimore) dhe vegjetacionin e Malit të Zi.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat