Sa të madh e ka qiellin Ulqini im i vogël

Vildana Dibra Zhubi

Bijat e Gjeranave-Shurdha
File Shurdha Dibra, e lindur me 1923,një ndër vajzat e para shqiptare në Mal të Zi që jep mësim dhe lexim shumë grave Ulqinake. Mësohej nëpër shtëpi atëherë, sepse ende nuk lejohej që varzat të shkollohen.
Shkollë shqipe as nuk kishte fare bile. Qirilicën e kishte në shkollë, por Filja, nana jeme e mëson me shumë vullnet shkrimin dhe leximin në gjuhë shqipe.
Sa herë tregonte që i vinte vështirë dhe nuk ndjehej mirë si vajza e vetme në mesin e malazezeve, por gjyshi im tepër kishte pas dëshirë që vajza e tij ma e vogla të shkollohet dhe të marrë certifikatën për 8 vite të kryera me 1935.
Nuk ish lehtë fare atëherë për një shqiptare, ishte guxim dhe vullnet shumë i madh.
E heq edhe ferexhen dhe është iniciatore që edhe shumë shqiptare tjera ngjyrën e zezë e zëvendësojnë me ngjyra shumë ma të çelëta dhe ma të bukura. Ishte aktiviste në kryesinë e frontit antifashist të grave. Dekorohet me medalen e syrmit nga Presidenti ish Jugosllavisë Josip Broz Tito .
Ishte bija e Ibrahim Shurdhës dhe ishin 4 motra dhe tri varza të axhave ,Mejremja(Resulbegu),Sofije (Hasanaga)Fahrije (Milla), File (Dibra),Nurije (Milla),Fatime (Resulbegu)Vehibe (Murati).

Kapedanet e familjes Shurdha
Bijat e Gjeranave. E kishin kushrinin Toufik Shurdha që e dinin si vëllain e tyre.
Sa me mall i kujtoj bisedat e tyne , at zotnillyk të rrallë që e kishin. Pa sa t’mira ishin .Secila dallohej me karakterin e vet por të përbashkët e kishin fisnikërinë . Festa 8 Marsit, m’i kujton lulet që kurrë nuk kam harruar t’i sjell për nanën time. Ah gëzimi i saj , sa mirë i vinte.
Si çdo nanë edhe ajo na këshillonte gjithê kohën.E atëherë sa m’u dukshin të kota këshillat.
“M’shika në sy moj kur të flasë me ty ”
më thoshte ,dhe sa herë m’kujtohet qeshi me veten time.
Dy këshillat që çdo herë më kanë përcjellë ishin, e para
” mos pyetni pse-hin e askujt, ka shumë herë që arsyeja nuk mund të tregohet.
Dhe e dyta thoshte:
“Zemrën nuk mund ta kontrolloni çdo herë, shpesh ju bie rasti mos t’ju pëlqej dikush apo diçka, por gojën mund ta kontrolloni çdo herë, ne jemi i zoti fjalës që e qesim nga goja. Mos me randu me fjalë askend.

Nanë , mësuese, gru, motër , shoqe…
Mburrem me ty File Shurdha Dibra . Të kujtojmë me plot mall ty dhe tezet e mia që i kam dashtë shumë.
Urime 8 Marsi gjithë nanave, dhe grave nëpër botë!
Vildana Dibra Zhubi
19 Julai 2020

Sa është bota e vogël
E shoh një mike e imja që jeton në Londër , shqiptare nga Shkupi , që kishte qitë një postim me dy ulqinakë që tashmë nuk janë në këtë botë.
Nuk ka turist që ka ardhur në Ulqin dhe bile një foto e zotit shtëpisë me familjen nuk është shkrep me mysafirët turistë dhe ka marrë dheun.
Sa foton e kemi nëpër botë me fotot tona që edhe kemi harruar që dikur një mysafir e ka shkrepur .
Foto është e viteve 70-ta, kur të gjithë vinin, kur Ulqini ishte në kulminacionin e bukurisë se vet.
Nuk kishte familje nga ish-Jugosllavia që nuk e vizitonte bile një herë Ulqinin.
Ama ka edhe nga ata që kanë ardhur një herë dhe kurrë ma nuk e kanë ndërruar këtë vend apo familjen .
Qe një fakt Zonja Emine Bayraktari, tregon që 30 vjet ka qenë mysafire ke familja Resulbegu.
Kuda ide ovaj svijet?
Jeta shkruan romane kurse ne jemi njëra personazhe ulqinake dhe tjetra një shqiptare e Shkupit një nga qindra e qindra “gosta, stranca“ që për 30 vjet kurrë nuk janë takuar në Ulqin deri sa vinte kjo zonjë si e re, por një ditë takohen në Londër të dyja tash pak ma në moshë, në qytetin e milion udhëtarëve që erdhën nga Lindja plot ngrohtësi ,në qytetin ku perëndon dielli që shumë pak nxen.
Ulqin ,e ty a të mungojnë të shkrepurat e aparatit me gamarin në det me një kostim të lagur posa të dalur nga deti, me flokë duke kulluar uji njelmt dhe disa guaca me ranë nën kambët që përvlon nga dielli?
Fotot që janë shkrep prej qershorit deri në shtator dhe kanë marrë dheun me turistin që me ato foto i ka marrë edhe një pjesë të kujtimeve të veta nga sirtari ulqinak, a të mungojnë shumë këtë vit ?
Disa ishin fëmijë, disa të rinj dhe disa nuk janë më gjallë por fotot që janë marrë nga Ulqini udhëtimet nuk i ndalin në gjithë botën.
Sa të madh e ka qiellin Ulqini im i vogël.
Sa kujtimet verore i mbulon.

Të fundit

më të lexuarat