Në Komunën e Gucisë është koordinuar aksioni i pastrimit

Guci – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të pastrimit të brigjeve (të lumenjve, liqeve, deteve etj.) në organizim të Zero Waste Montenegro, Komuna e Gucisë, më 14 shtator 2023, me sukses ka koordinuar me aksionin e pastrimit. Pos Komunës së Gucisë, në aksion kanë marrë pjesë edhe Shkolla fillore “Xhafer Nikoçeviq” e Gucisë, Organizata turistike në Guci, Qendra për Kulturë, Ndërmarrja Komunale dhe Shërbimi për mbrojtje e shpëtim, dhe grupi i qytetarëve.
Pastrimi i hedhurinave paraqet njërën ndër lëvizjet më të rëndësishme kur është fjala mbi mbrojtjen e mjedisit jetësor. Hedhja e pandërgjegjshme e plehrave dhe grumbullimi i tyre në deponi, rrugë dhe sipërfaqe të gjelbra, paraqesin problem të madh. Rrethanë e vështirësuar është fakti që hedhurina kurrë “nuk qetësohet”, gjegjësisht vazhdimisht lëviz dhe përfundon në tokë, ujë dhe ajër dhe në atë mënyrë bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme.
Pjesëmarrësit në aksionin në fjalë, i cili ka zgjatë disa orë, duke pastruar brigjet e lumit Grnçar, por edhe të ca prrojeve e sipërfaqeve të gjelbra në rrethinë, kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme hedhurinash, të vendosura në thasë përkatës.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat