Pasojë endërhyrjesnga Beogradi

Vonesat e dukshme në formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, po shkaktojnë reagime të shumta në vend. Analisti i njohur malazez, Velija Muriq i tha se ndërhyrjet nga jashtë po ndikojnë në formimin e shpejtë të qeverisë. Muriq akuzon Beogradin zyrtar se po përpiqet që partitë pro-serbe dhe pro-ruse që veprojnë në Mal të Zi, të instalohen në qeverinë e re malazeze

Ali Salaj

Edhe pse Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje partive politike në Malin e Zi që ta formojnë sa më shpejt qeverinë e re me synimin për t’i përshpejtuar reformat e duhura drejt BE-së, analisti i njohur malazez, Velija Muriq vlerëson se ndërhyrjet nga jashtë po e vështirësojnë formimin e shpejtë të qeverisë.

“Aktualisht kemi një ndikim të fuqishëm të Beogradit zyrtar që po pengon formimin e qeverisë së re. Kjo trysni ka krijuar një situatë të papajtueshme në politikën malazeze. Derisa Beogradi këmbëngul që partia pro-serbe dhe pro-ruse, ish Fronti Demokratik të përfshihet në qeveri, mandatari Milojko Spajiq e ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes së tyre“, tha Muriq.


“Aktualisht kemi një ndikim të fuqishëm të Beogradit zyrtar që po pengon formimin e qeverisë së re. Kjo trysni ka krijuar një situatë të papajtueshme në politikën malazeze. Derisa Beogradi këmbëngul që partia pro-serbe dhe pro-ruse, ish-Fronti Demokratik të përfshihet në qeveri, mandatari Milojko Spajiq e ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes së tyre“, tha Muriq.

Lëvizja Evropa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi.


Z. Muriq po ashtu tha se “sulmet nga Beogradi do të jenë edhe më të fuqishme në vazhdën e bisedimeve për qeveri, siç ishte rasti i para disa ditëve kur ithtarët e partive pro-serbe dhe pro-ruse protestuan nëpër disa qytete të Malit të Zi, të nxitur edhe Kisha Ortodokse Serbe”.
Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Lëvizja Evropa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament, e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Millo Gjukanoviq, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Mal të Zi.

Zoti Muriq po ashtu tha se “sulmet nga Beogradi do të jenë edhe më të fuqishme në vazhdën e bisedimeve për qeveri, siç ishte rasti i para disa ditëve kur ithtarët e partive pro-serbe dhe pro-ruse protestuan nëpër disa qytete të Malit të Zi të nxitur edhe Kisha Ortodokse Serbe”.


Mali i Zi konsiderohej si lider i rajonit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të fundit

më të lexuarat