
“Kandidati për kryeministër – Spajiq po duket se i ka qitur sytë në kodër që ta formojë qeverinë e re pa e ‘respektuar vullnetin e popullit’, të cilin llogarit ta blejë duke marrë edhe një kredi prej 1 miliard eurosh”, thotë Abazoviq. Atëherë, kësaj qeverie i takon për hise të nxjerrë edhe ligjin e ri zgjedhor për këshilltarë dhe deputetë, që kërkohet edhe nga ndërkombëtarët, ndërsa është po ai , i punuar tash e 30 vjet . Falë tij komunistët nga sistemi i vetëqeverisjes jugosllave kaluan në kriptokomunista, duke ruajtur karrigen, madje edhe me luftëra ndëretnike dhe mekanizma të një inzhenjeringu zgjedhor të tipit të Gorbaçovit rus që si ideologji nisi nga rënia e Murit të Berlinit dhe vrasja e Çausheskut rumun. Në atë kohë komunistat malazezë shpëtuan të paprekur ashtu si edhe sot dhe kur nikshiqanët si sot bërtisnin “Hoćemo Ruse – Duam rusët?!”, udhëheqja komuniste thoshte se nuk është e vërtetë, por kanë thënë “Hoćemo gusle – Duam lahutat..?! Situata fare pak ose aspak nuk ka ndryshuar as sot në prag të formimit të qeverisë së re.
Nga kjo ndoshta përsëri mund të na dalë që edhe Spajiq si tregtar kriptovalutash të shndërrohet në një kriptokomunist, si Gjukanoviq që nga një fidan komunist u bë “ Ballvan revolucionar” Andaj prej këtu del që situata kërkon një maturi. Dhe nëse i kthehemi titullit të shkrimit këtu lind pyetja se çfarë ligji i ri zgjedhor na duhet ne shqiptarëve për zgjedhjet e radhës?!
E për të kuptuar këtë, fillimisht le të shohim çfarë i mungon ekzistuesit?! Prandaj, rasti është të kujtojmë që ndër vite, falë këtij ligji diskriminues dhe djallëzor, tashti dhjetëra herë po na digjen nga 1600 vota shqiptare – që votojnë partitë nacionale dhe me këto po bëhen deputetë çetnikët e Kollashinit dhe askush nga tonët nuk po kollitet…?!Kurse, njëkohësisht asnjëherë nuk po ndodhë që me ligj t’u digjet për llogari të listave nacionale të paktën një votë e serbo-malazezëve, e sidomos të këtyre që haptas thërrasin kundër pakicave, e atëherë, i kujt është ky ligj, kur me 1600 votat tona fitojnë deputetin që sot proteston kundër pakicave ..?!
Vërejtja e parë në ligjin zgjedhor pa dyshim që janë ndryshimet e shpeshta të tij, që para zgjedhjeve të vitit 1998, ku pësoi 26 herë ndryshime, aq sa kishte edhe zgjedhje. ..?!Dhe kjo të bën të dyshosh?!Andaj, po ta krahasojmë ligjin me një banesë shumëkatëshe në të cilën kemi ndryshuar 26 herë hyrje- daljet, vështirë është se nuk do të ngatërronim hyrje- daljet. Por, a ka pasur pazare në këto punë dhe a kanë qenë nga më të ndryshmet, themi se po kanë qenë ?!! Shih pazarin me boshnjakë herën e parafundit për zgjedhjet lokale në Ulqin. Kur atyre iu siguruam mandatin e këshilltarit dhe i ulëm të parët në sofër dhe sipas të njëjtit ligj zgjedhor shohim që kësaj radhe boshnjakët, nuk treguan vullnet për të u riorganizuar dhe “ u avulluan”?! Ndërkaq, partitë shqiptare kanë harruar fare se me këtë ligj do të mund të fitonin mandate të garantuara shqiptare në Komunën e Tivarit, Zetës, Podgoricës etj.?!
Nëse për zgjedhjet vlen ai parimi që thotë se uji nuk është i turbullt vetëm në fillim, atëherë kjo do të thotë se përveç zgjedhjeve të para – nga vitit 1998 të gjitha paskan qenë të manipuluara ose edhe më qartë të “automanipuluara” nga politikanët shqiptarë të kohës. Dhe për të mos ia futur kot, po kujtoj atë deklaratën e Dinoshës , kur ka thënë “Bolje 2 mercesedsa, nego četri golfa”. Me demek unë e Met Gjoni si deputetë që ishim kolegë me Dinoshën e Bardhin i bie të ishim golfa, kurse ai me Bardhin mercedesa…?! Ai me këtë madje edhe haptas tha: Se shqiptarët mjaftojnë 2 mandate …?! Tjetër ai tha se për zvogëlim të numrit të deputetëve shqiptarë nga 5 në dy – kishte dëgjuar sugjerimet e ambasadorit amerikan H. B. JI në Podgoricë i cili kishte marrë siç tha pjesë në mbledhjen e UDSH-së dhe kishin rënë dakord me të, por më vonë ambasadori JI e mohoi të ketë bërë presion, po nejse. Ndërsa mbaj mend që ka pasur raste kur janë bërë ndryshime të ligjit edhe pa u prononcuar fare dy deputetët shqiptarë, shih njëherë e një kohë derisa po rrija në “Kauç” dhe prisja që të reagonin me amendamente Bardhi e Dinosha ata as që morën fjalën, por derisa po flisnin deputetët, këta u çuan në këmbë dhe dolën jashtë Kuvendit që tjerët të votojë lirshëm…?!!!! Andaj, na ngjau që në këto kohë pazaresh, partitë nacionale me 30 mijë votues shqiptarë gjithherë merrnin dhjetëmijë e pesëqind vota e deri te 11mijë e 500 vota e me këtë numër votash prodhonin në varësi të lojës së pokerit të Nasradinizmit politik, herë 4 deputetë shqiptarë nga listat nacionale, e herë 2 deputetë e herë asnjë…dhe pastaj prapë 4 por edhe 5 deputetë nga listat shqiptare, e tash së fundmi – “bereqavers” prapë 4 deputetë nga lista nacionale + një që hyri në koalicion parazgjedhor prej oborrit të “fqinjit të mirë- dera e “xhenetit” – DPS-it dhe na u bënë 5 të plotë + një në kuadër të DPS-it dhe tashti kemi 6 deputetë shqiptarë të mjaftueshëm për ta propozuar vetë ligjin….?!Por besa edhe 6 mijë euro në muaj për një deputet e për dy 12 mijë euro – prapë shumë “bereqavers”…?!
Pasi politika e pazareve do duhej të marrë fund…, atëherë deputetët shqiptarë pasi e lëshuan “zogun nga dora” dhe çuan dorë nga rruga e të ndjerit deputet Gjergj Gjokaj dhe zotëri Lekë Lulgjuraj, të cilët jetonin me vizion 40 vjet para kohe dhe nuk formuan si ato Koalicionin Demokratik apo LISTËN MULTINACIONALE, e cila dikur pati 13 deputetë me myslimanë, me boshnjakë dhe me shqiptarë, e tashti po të ishte si e pasuruar edhe me kroatë, atëherë do t’i binte që vazhdimisht “PREMJERI” i Malit të Zi të ishte nga pakicat ndërsa presidenti Malazez. E tash kështu si po veprojnë sot të pakoordinuar, le ta shkruajmë në çivi të derës mundësinë që të kemi sërish kryeministër se me shqiptarë më duket se përveç serbo – malazezëve janë ngopur edhe vetë shqiptarët. Atëherë, nëse kjo vazhdon kështu me “autolitije” le të dalim edhe ne në rrugë e t’i fitojmë 14 deputetë , një më shumë se serbët dhe ta fitojmë përsëri “premierin” nga serbët. Sepse doemos që jemi më pak të përçarë.
Pse -Mehmet Zenka u pozicionua më së miri ..?!
Dy figura nga organizimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi, sipas ligjit del të jenë kryesore dhe ato janë, ajo e deputetit , p.sh. si puna e Zenkës që vetëm me tri deklarata publike “ e ndez bllokun pro-serb” kur do dhe pastaj, prapë e fikë shpejt kur do ?!E për ta fikur i mjafton vetëm një deklaratë, kur tha se e përkrahim qeverinë Spajiq pa kushte ..???!!!
Dhe i dyti , është kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Kujto kohën në përbërjen paraprake kur lëshoi një deklaratë për pozitat diskriminuese të shqiptarëve në Mal të ZI dhe u pa që në të reagoi i gjithë opinioni i brendshëm dhe ai ballkanik.
Sa për ligjin e cekur, nëse shteti i Malit të Zi në preambulën e Kushtetutës së tij, cek se Shteti Malazez buron nga e drejta historike malazeze, atëherë ajo e drejtë historike nënkupton edhe të drejtën historike shqiptare që bashkë nisin që nga vendimet “me të drejtën historike të Vendimeve të Kongresit të Berlinit- 1878 ” . Që do të thotë se ata në atë kongres i ka respektuar edhe vetë mbreti Nikollë i nxitur nga fuqitë e mëdha. Dhe kështu këtë të drejtë të arritur në atë kongres gjeopolitik me mandat 100 vjeçar, malazezët u detyruan ta integrojnë edhe në vetë kushtetutën absolutiste të Krajlit të vitit 1906. Në të, bukur mirë shkruante se Mali Zi dhe Ulqini si qytet zgjedh 1 deputet. E ky konstatim i përkthyer në gjuhën e sotme pas 300 viteve në gjeopolitikë, nënkupton që nëse me kushtetutën e Malit të Z, një deputet zgjidhet nga 6 mijë votues atëherë me 20 mijë votues sa ka Ulqini i bie të zgjedhë 3 deputetë, ashtu si u aplikua vetëm për qytetin e Ulqinit në zgjedhjet e vitit 1996. Në këtë kohë kujtoj se nga Ulqini u zgjodhëm Mehmet Bardhi dhe Muhamet Nika, kurse Met Gjoni u zgjodh nga UDSH. Në fakt , sipas ligjit të atëhershëm zgjedhor Met Gjoni për pak vota e pati mundur deputetin e listës pro-serbe nga Ulqini. E tash pse të mos kthehet ai ligj në fuqi përsëri – ashtu si atëherë pa mundësi të derdhjes së votave prej njërës njësi në tjetrën që u bë më vonë për punë pazaresh dhe që malazezëve iu pëlqente . KUJDES, ATA QË TREGTOJNË ME TË DREJTAT TONA HISTORIKE QUHEN TRADHTARË …JO TJERËT?!
