Plavë – Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, i cili në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi fitoi mandatin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi, si anëtar i Socialdemokratëve të Malit të Zi e në koalicion me PDS-në, UDSH-në e Partinë Liberale, për shkak të pamundësisë së lidhjes (bashkimit) të funksioneve, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin shtetëror.
“Kam dhënë dorëheqje në funksionin e deputetit në Kuvendin e Mali të Zi sepse besoj që nga pozita e kryetarit të Komunës së Plavës, në këtë moment më konkretisht mund të veproj dhe t’i jap kontribut zhvillimit të kësaj treve”, ka thënë kryetari Canoviq dhe në vazhdim ka shtuar “Fuqishëm besoj në potencialet e pabesueshme të Plavës dhe u gëzohem projekteve dhe provokimeve të ardhshme të cilat administrata lokale bashkë me qytetarët do t’i mundë (mposhtë)”.
Shaban Hasangjekaj