Lundrimi i fundit i kapedanit të vjetër

Gani Karamanaga

Hyrje
Këto ditë ndërroi jetë kapedani i vjetër Avdullah-Avdo Nimanbegu.
I takonte familjes së Nimanbegëve të cilët kanë lënë gjurmë në detarinë ulqinake:
Jakupi me djemtë e tij Nimanin dhe Hysninë, djemtë e Nimanit, Skenderin, Hasimin, Mehdinë, Reshitin me djemtë Enverin dhe Muhametin, Reshitin, djalin e Enverit, Maliqin me djemtë Ilminë, Fahrinë-Jushin, Avdon, Servetin, Zuhdinë, Maliqin, djalin e Ilmisë, Hyseinin-Cenin e vjetër.

Për këtë rast po i sjell disa shkrime nga librat e mi:
“Në derë të oborrit”-2017,
“Pazari i Gjytetit”-2019.

Rrëfimi 1
“Avdo, një kafe”

Avdo (Maliq) Nimanbegu (1930 ) është i moshuar, por e ka ruajtur intelektin, kujtimet. Ka qenë prej martesës së dytë të Maliq Nimanbegut.
Ka pasur edhe dy motra. Njëra ka vdekur e re, ishte e martuar për Nazmi Haxhibrahimin. Më e vogla Verja, u martua në Gjakovë ku krijoi familjen.

Pas bombardimit të Ulqinit, në vitin 1943, me familjen e dajës, Asllan Shabanbegut, shkuan në Shkodër. Ka punuar në një kafene të vogël disa vjet.
Mandej në ndërtimin e hekurudhës Durrës – Tiranë.
Pas një kohe të shkurtër nëpër Shkodër, as vetë nuk din se kur, u kthye në Ulqin.
Dajën me familje e kishte deportuar regjimi i Enver Hoxhës.
Hajlije Peshku – Krymi (1923-2010), kur erdhi në Ulqin, pas 30 vjetëve, në dekadën e tetë të shekullit XX, i kujtohej Avdoja, në Shkodër.
I kishte mbetur në kujtesë kur kërkonin prej Avdos:

  • Avdo një kafe!

Rrëfimi 2
Nusja në shkalla-martesa

Shumë martesa në Kala janë bërë brenda bedenave të saj.
Kanë thënë: “Vajzat e mira s’i lamë me dalë prej Kalaje“.
Edhe në këtë rast ndodhi kështu.
A.e shikonte vajzën e në sokakun tjetër të Kalasë. Ishte shumë vështirë të kishin ndonjë kontakt, Por prapëseprapë shiheshin.
A. ishte detar i ri. Pas çdo seferit kalonte rrugicës së saj dhe mundohej që ta shihte…
Pas një kohe e çoi një shkues për ta lypur vajzën e dashur.
Fillimisht, prindërit e saj ishin të rezervuar, por herën e dytë e dhanë fjalën.
A. tash prej çdo lundrimit vinte në shtëpi, me nga ndonjë gjë të bukur për nusen e tij.
Erdhi dita e martesës.
Më kujtohet: Rrugica ishte e mbushur me dasmorë, me ata të cilët kishin dalë të shihnin si ka dalë nusja. Ne fëmijët e kompletonim atë kolorit të bukur. Nusja, ndërmjet dy vëllezërve, e veshur me takëm kombëtar, me hillallyk, ulej ngadalë-ngadalë prej shkallëve.

Atëherë kanë qenë të rrallë turistët e huaj. Por, një çift gjerman u gjendën aty; ishin prapa dhe filluan të fotografojnë ambientin edhe nusen…
Në një moment, papritmas doli prej derës së shtëpisë babai i nuses, shumë i zemëruar dhe, më zë të lartë e të ashpër, i largoi turistët nga Gjermania.
Por, kjo gjë vetëm shkurt e ndërpreu gëzimin dhe atmosferën e dasmës.
Nusja mbërriti te shtëpia e dhëndrit.
A. kishte lundruar nëpër Mesdhe dhe ishte përparimtar.
Kam dëgjuar: pas dy ditëve e kanë gjetur çiftin gjermanë dhe i kanë ftuar si mysafirë në shtëpinë e tyre.

Rrëfimi 3
”Pjerna”
Ishte mëngjes, ditë vjeshte.
Në atë kohë në Kala kemi pasur vetëm në tri shtëpi telefon.
Ka pasur Zejnel Ismajlaga, unë si mjek, dhe Sulejman Fazlibegu (nuk e di se pse).
Ra zilja e telefonit. U lajmërova.
Një zë me ndërprerje:

  • Ovdje “Pjerna! (Këtu është “Pjerna”).
    Një moment nuk dita se kush po fliste, por më tha se kjo është lidhja telefonike përmes radio-stacionit të anijes “Pjerna”, e cila në atë moment ishte duke lundruar në afërsi të Kalasë.
  • Treba nam Muradija! (Na nevojitet Muradija).
    Avdo Nimanbegu ishte oficeri i parë në anijen “Pjerna”.
    Deshi të fliste me bashkëshorten.
    Menjëherë erdhi Muradija.
    (Shtëpia e tyre ishte afër).

Rrëfimi 4
Fishkëllima
Ditë vere, fillimi gushtit. Ishte vapë e madhe.
Para dy vjetëve miku im nga Tirana Prof Dr. Hektor Çoçoli më tregoi një anekdotë:
„Dy gra të moshura ishin duke pritur autobusin. Ishte vapë e madhe. Njëra i drejtohet tjetrës:„ Kjo vapë po na i merr edhe një këto dy fiçe mend si i kemi..“
Hyra në Kala për ta vizituar Ali Peshkun. Ai ishte më tëpër i lodhur prej temperaturave të larta, pleqëria..
Duke ecur nëpër rrugicat e ngushta, përpara shtëpisë të Avdo Nimanbegut ishin të ulura Muradija (1935) , bashkëshortja er Avdos dhe Milliha Kapllanbegu Resulbegu ( 1943 ), motra e Muradijes.
U ndala. E pyeta Muradijen:
„ A të kujtohet fishllimi i Avdos kur isht afrua shtëpisë..“
„Pa“
U qesh Muradija:
Avdoja kur ishte i ri, por edhe më vonë , gjithmonë kur ka filluar t’i ofrohet shtëpisë ka fishkëlluar. Muradija e ka dëgjuar dhe menjëherë i ka dalur përpara.
E pyeta Muradijen:
„Si e ke ndigjue aq largë prej shtëpie fishllimin e tij..“
„ E kam pasur gjithmonë në veshë dhe në zemër“.
Pas pak kohe erdhi edhe Avdoja. Biseduam. I rujtuar intelekti, kuptimi, biseda.
Kënaqësi, pleqëri e bukur…

Rrëfimi 5

  • Lundrojmë!
    E takova Avdon këto ditë te kafene-restoranti “Pirat”, i Hasan – Cano Karamanagës (nipi im).
    Duke e përshëndetur, e pyeta për shëndet.
    Ai m’u përgjigj:
  • Lundrojmë!

Lundrimi funditi i kapedanit të vjetër:

E gastoi ( e afroi) barkën (anijen) në Meteriz te Mullini i Erës.
Aty do të pushojë së bashku me detarët tjerë prej Kalaje…

Të fundit

më të lexuarat