“Që nga viti 1945 Sanxhaku është lënë në dorën e Zotit, pa përkrahjen e askujt”

Qytetarja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, e cila me krenari ka thënë vazhdimisht që është shqiptare, ka bërë një reagim tjetër në rrjetin social Facebook lidhur me mospërkrahjen e shqiptarëve të Sanxhakut nga Shqipëria dhe Kosova. Deklarimin për reagimin në fjalë, Amina Nuraj e ka filluar me shprehjen “Kam menduar shumë nëse do ta shkruaj këtë apo jo, por jam e detyruar ta bëj” dhe në vazhdim ka shtuar: “Që nga viti 1945, Sanxhaku është lënë në dorën e Zotit, ku as Shqipëria dhe as Kosova nuk interesoheshin për ne”. Në shënimin e tekstit të reagimit të saj thuhet: “Disa komente shkruanin ‘Sanxhaku nuk e di gjuhën shqipe’, dhe ku duhet ta dimë, ku duhet ta mësojmë gjuhën shqipe? Kur na kanë okupuar dhe asimiluar, ndaluan gjuhën shqipe, ndaluan shkollat në gjuhën shqipe. Ku keni qenë që nga viti 1945? Ku jeni tani, kur të rinjtë kanë filluar t’u kthehen dalëngadalë rrënjëve të tyre shqiptare?” Në pyetjet e tilla në reagimin e vet, Amina Nuraj prononcohet: “Që nga vitit 1945, jetojmë me asimilimin çetnik. Kosova dhe Shqipëria nuk ishin të interesuara për ne dhe këtë e përdorën spiunët e Beogradit në vitin 1990, për të na asimiluar edhe keq dhe për të ndërprerë çdo kontakt me kombin e vërtetë dhe atdheun”. Lidhur me këtë, në vazhdim të reagimit ka konfirmuar: “Këtë që e bëj, e bëj që nga mosha 15-vjeç, e 11 vjet më vonë, puna ime filloi të bëhej e njohur, sepse unë si fëmijë i çlirova të tjerët nga frika. Më parë as nuk mundej dhe as nuk lejohej të dëgjoje kudo muzikë shqiptare, as të ngrije flamurin shqiptar. Tani edhe ju vet jeni dëshmitarë se situata në Sanxhak është bërë më e mirë, sepse në dasma luhet muzika shqipe, kemi vënë edhe flamurin shqiptar, rinia filloi të zgjohet. Dhe ku jeni tani JU për të na mbështetur? Në reagimin e vet në rrjetin social Facebook, Amin Nuraj me admirim dhe krenari shprehet: “Kur vendosa që në moshën 17-vjeçare të ngrija flamurin shqiptar për herë të parë në Sanxhak, në qendër të Novi Pazarit (Pazarit të Ri), pas vitit 1945, të gjithë më thoshin ‘Do të të mbysë dikush, do të përfundosh në burg’, nuk isha e interesuar sepse doja ta bëja së pari për t’i liruar të tjerët që edhe ata të mund ta bëjnë. Ne jemi fajtorë për gjendjen në Sanxhak sepse ne i kemi lejuar çetnikët të bëjnë çfarë duan me ne, por ju keni më shumë faj se na keni harruar”. Është ky i tërë teksti i shënimit të reagimit të patriotes së denjë dhe të paepur për Lëvizjen e çështjes kombëtare shqiptare nga Sanxhaku, Amina Nuraj, e cila me mish e shpirt shpreh ndjenjat e veta kombëtare e atdhetare shqiptare.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat