Guci – Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, të premten më 11 gusht 2023, në kabinetin e vet, “Shoqërisë nga Nju Jorku” solemnisht ia dorëzoi plaketën në shenjë falënderimi për bashkëpunim të shkëlqyer dhe sponsorim në organizimin e turneut memorial në futboll të vogël “Elmaz – Mazo Çekiq” të cilin e organizojnë Komuna e Gucisë dhe “Shoqëria nga Nju Jorku”. Turneu në fjalë që 11-të vjet me plot sukses mbahet në Guci.
Në komunikatën e përbashkët spikatet kënaqësia e realizuar me bashkëpunim dhe dëshirë të dyanshme që bashkëpunimi të vazhdohet por edhe të avancohet.
Në takimin solemn ka qenë i pranishëm edhe njëri nga organizatorët e turneut – djali i të ndjerit Elmaz – Mazo Çekiq, futbollisti i mirënjohur gucijan, Emir Çekiq.
Plaketën në emër të “Shoqërisë nga Nju Jorku” e ka pranuar biznesmeni i njohur, Xhako Kolenoviq.
Shaban Hasangjekaj