Ngjarje kulturore që mbledh emratë njohur tëletërsisë shqipe

Kjo mbrëmje letrare u moderua nga Nikollë Berishaj, ndërsa të pranishmit kishin mundësi që të njihen nga afër me krijimtarinë letrare e krijuese të poetes, shkrimtares, veprimtares humaniste dhe shoqërore, Flora Brovina, të poetes e gazetares, Donika Dabishevci, të poetit, shkrimtarit dhe dramaturgut, Gjergj Jozef Nikollës dhe të poetes e shkrimtares, Nevila Nikaj

Traboin/Hot – Edicioni i katërt i takimit tradicional letrar “Shihemi te Kroni i Traboinit”, të cilin Komuna e Tuzit e organizon në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, u organizua të premtën mbrëma (11 gusht 2023), pikërisht mu tek kroni i Traboinit, në mes të freskisë së ajrit të pastër e natyrës së virgjër, në të cilin morën pjesë poetë e shkrimtarë të njohur shqiptarë, përfaqësues të pushtetit lokal, dhe personalitete të tjera nga jeta politike, ekonomike, shkencore e shoqërore.
Kjo mbrëmje letrare u moderua nga Nikollë Berishaj, ndërsa të pranishmit kishin mundësi që të njihen nga afër me krijimtarinë letrare e krijuese të poetes, shkrimtares, veprimtares humaniste dhe shoqërore, Flora Brovina, të poetes e gazetares, Donika Dabishevci, të poetit, shkrimtarit dhe dramaturgut, Gjergj Jozef Nikollës dhe të poetes e shkrimtares, Nevila Nikaj.
Në nder të “Vitit të Xhubletës”, Komuna e Tuzit, për dallim nga vitet e mëparshme shpalli konkursin letrar që kishte tematikë xhubletën.
Juria profesioniste e këtij konkursi letrar ishe e përbërë nga Prof. Dr. Ag Apolloni, poet, shkrimtar e studiues nga Prishtina, Dr. Ledia Dushi, poete, studiuese dhe përkthyese, nga Tirana – Shkodra dhe Argëzon Sulejmani, Dr. Pediatër, poet nga Ulqini.
Juria në fjalë përzgjodhi që me Çmimin e Parë ta shpërblejë poezinë “Cila ëndërr të lindi, xhubletë?” shifra Barbarosa, autori as pas disa tentativave të organizatorit nuk u paraqit. Poezia është dërguar nga adresa elektronike diana.mertiri1969@gmail.com
Siç njoftojnë nga Komuna e Tuzi, më 12 gusht u identifikua edhe autori i poezisë fituese të vendit të parë, që është Odise Plaku nga Tirana.
“Çmimi i Dytë, proza “Arka”, shifra Getari, e autores nga Malësia, Sidorela Berishaj, mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin e Tuzit. Çmimi i Tretë, poezia:, “Xhubleta”, shifra Pjetër Bogdani, e autorit Ramë Oraca nga Podujeva – Kosovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tuzit.
Nga ky institucion theksojnë se pas bisedave tejet interesante dhe leximeve të autorëve, në fund të aktivitetit, për të pranishmit u shërbye një koktej modest.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat