
Fillimisht kam përshtypjen sot se politikanët vetëm një gjë e dinë që është se edhe ata e dinë që nuk e dinë…?! Për shembull :
- Si guxojnë partitë shqiptare sot – sidomos këta të Ulqinit, të lëshohen e të flasin për numrin e deputetëve të tyre dhe përfaqësim të drejt në Ulqin ?! Sepse puna e përfaqësimit tonë nuk është më e drejtë politike , por historike e gjeopolitike , e fituar me Paqjen e arritur me Marrëveshjen e Berlinit dhe e larë me gjakun e Lidhjes së Prizrenit. Në Marrëveshjen e Berlinit është qartë e theksuar se kush bënë për kryetar Ulqini ,Kadi të Myftinisë në Ulqin , dhe se sipas këtyre të drejtave nuk ka Meshihat të Bashkësisë Islame në Mal të Zi . Po mund të ketë , Myftini të Ulqinit, ose nëse shkohet në lidhje organike mund të hyj në Myftininë e Shkodrës – për punë kohore . Të gjitha këta të drejta janë të drejta politike historikisht të fituara që në tekstin e Marrëveshjes së Kongresit të Berlinit .E kjo vlen edhe për katolikët shqiptarë -arqipeshkun e Tivarit- që larg qoftë nesër edhe ky mund të avullohet si ish kryemyftia Ulqinit e të jetë edhe aty ndonjë prift malazez prej Argjentine.
- Pra -Me Kongres të Berlinit Krajl Nikolla me Sulltan Hamitin na i kanë rregulluar këto të drejta për 200 vjetë. Në të dy rastet sipas Kongresit të Berlinit dje , e sot Procesit të Berlinit për sa cekëm këto funksione i zgjidhte dhe i zgjedh populli – pra është e shkruar qartë e shqip- e zezë mbi të bardhë dh që duhet të jenë shqip folësa. Sipas marrëveshjes Mbreti Nikollë * pra nesër Spahiqi- jepte vetëm pëlqimin – E Genci me shokë për këtë marrëveshje ndërkombëtare ( Habera Mujo..)..?!Fal Sulltan Hamitit e Papës dhe Krajl Nikolles nuk kanë për se lodhën . Vetëm të kërkojnë realizimin e marrëveshjes , sepse këta të drejta nuk tjetërsohen , pa marrë parasysh që dikush lejon ta mashtrojë politika serbomalazeze për dje , sot edhe ndoshta nesër e pasnesër e për të tërë jetën…?!
- E tash marr guximin e them që e qes kryet në trup, si i thonë një fjale e le të ma këpusin me sakicë nëse politikanët shqiptarë arrijnë e na kallëzojnë së paku një vërejtje të bërë në ligjin zgjedhor – tash 25 herë – sa ka pësuar ligji i tillë ndryshime për 30 vite. Pra asnjëherë nuk janë ankuar as brenda e as jashtë shtetit jo se jo- nga droja . Shi për shembull ,nuk dhanë vërejtjet e veta as kur serbët-Fronti Demokratik i sodit në vitin 2015 i nisi ankesë Komisionit të Venedikut dhe që iu miratuan këtë ligj me të cilin fituan zgjedhjet . Përveç nëse ndonjëri ka hëngër me dy lugë që është e mundur . Tanëve iu kishte mpirë dorën shejtani dhe iu kishte mbyllur gojën po ai –asgjë të shkruar as një amendament edhe pse na çanë rrashtën se Forca ka pllane , ka platforma etj etj. Të paktën , po të kishin haber në këto punë se si shkojnë , kanë mundur të kërkojnë gjatë kësaj kohe , po edhe sot këshilla juridike nga Tirana e Prishtina –Qeveria e Kosovës do të u kishte ndihmuar me ekspert të fushës të së drejtës …Por jo …këtyre dielli u linda ka perëndon –merreni vesh punën. Bile punët janë edhe më pis-mbaj mend situata që kur duhej të votohej ky ligj –i mbrapsht për pakicat- kur zvogëlohej numri nga 4 në dy –këta dy tanët, dilnin jashtë sallës së Kuvendit të Malit të Zi dhe me komoditet thanë : “ Bolje je 2 mecedesa neko 4 golfa…Me demek unë dhe tjerë paskemi qenë golfa ….?! E këta mercedesa -Por nejse…?!
- ÇFARË MODELIT TË QEVERISË NESËR DUHET KËRKUAR NGA SHQIPTARËT
Personalisht si pionier i organizimit politik të shqiptarëve me formimin e sistemit pluralist diku para lufte në vitin 1994-95 , Pushteti vendor i Ulqinit- Bardhi si kryetar komune dhe partie , priti në një takim pune të përbashkët Qeverinë e Malit të Zi , të cilën e kryesonte nënkryetari i qeverisë Zoran Zhizhiq . Atje u fol për format e reja të bashkëpunimit te të dy pushteteve dhe në mbledhje përfaqësuesja e ministrisë një zojë femre tha se ekziston mendimi që “ Do të ishte mirë që Komuna e Ulqinit- me shumicë shqiptare , të marrë pjesë në qeverisje –ministri me disa ndihmës ministra dhe zevendës ministra , në ata digastere për të cilat komuna është e interesuar për mes problemeve të veta , që do të thotë , se nëse shqiptarët shtrihen në zona të ndryshme atëherë do të duhej të kishin një zëvendës ministër fjala bie për turizëm , për bujqësi, për drejtësi , ekonominë e pyjeve dhe ndonjë ndihmësministër, si për arsim , kulturë mediume dhe informim e kështu me radhë .
Kjo do të ishte më mirë për juve. Them të vërtetën më pëlqeu kjo ide, mirëpo menjëherë ndërhyni nënkryetari i qeverisë Zhizhiq , që i takonte bllokut serb-Momir Bullatoviqit, kryetar shteti dhe tha se kjo që tha shoqja nuk është mirë e informuar në këtë apekt . Me kaq u pa puna se brenda DPS-it kishte dy rryma dhe mbledhja disi shpejt mbaroi.Më vonë kur fituam në zgjedhjet e radhës 4 deputet 3 nga Ulqini sipas ligjit të atëhershëm duke djegur për disa vota atë te serbëve deputetët shqiptar vazhdimisht kanë kërkuar të drejtat dhe : - Më vonë ministër Dinosha kuptohet që formoi Ministrinë e Pakicave dhe fondet e ndryshme duke qenë i interesuar që të krijonte një trup nacional i cili do të zgjidhej në mënyrë indirekte nga populli , përmes elektorëve – si senatorët në Kongresin Amerikan ,dhe i cili do duhej të kontrollohej nga qeveria ,dhe kjo ministri do duhej të formonte Institutin për Studime Kulturë të Shqiptarëvenë Mal të Zi , të zgjedhte kryetarin e tij , por njëkohësisht Këshilli nacional parashihej të jepte pëlqimin për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave me mësim në gjuhën shqipe dhe në Informim , në Kohën Javore etj. Por pasi atje ata që ardhën pas Dinoshës u lejuan që të zgjidhen për këshillë nacional njerëzit e politikës si zakonisht pa kurrfarë kriteri njerëz me profesione të artizanatit, berberë , taksi, muratorë –gjithë sesi profesione të nderuara , por jo për këshilla nacionale sepse ndryshe duken ata njerëz . Prandaj i zhgënjyer në përpjekjet e vet kemi parë se nuk u mor me këto punë
- Anët e mira të këtij varianti të organzimit që propozoi zoja e nderuar nga ministria , po të formohej do të ishte se p.sh. zvendës ministrat dhe ndihmës ministrat , në këto situata do të bisedonin në realizim me Ministrin e Pakicave dhe ministri i pakicave kuptohet se e ka më të lehtë që të komunikojë me ministrat përkatës dhe me kryeministër ose edhe ndonjë nënkryetar të qeverisë/ .
Nëse sot punët nuk shkojnë në këtë drejtim , atëherë do të vijmë në situata të amullisë joprofesionale dhe se do të kemi ftohje politike të shqiptarëve nga pjesëmarrja në pushtet duke ia lëshuar rrugën oligarkëve dhe mafiokracisë. Kurse për sa i përket – ligji i ri zgjedhor doemos që do të duhej të bëhej me lista të hapura , ose gjysmë të hapura duke i hapur kështu rrugë meritokracisë që shumë na mungon
Prandaj ,Mehmet Zenka , po duket kur e hetoi se Genci ia drodhi në mënyrë afatgjate me shpejt u struk te DPS-i edhe pse tha që do të ankohem për humbje të mandatit , nuk e bëri që mbete enigmë …?! Bardhi me këtë shikim te verdhë e kuptoi që po duket vonë kish dalë në Pazar dhe nuk arrinte ta kapte politikën e begut të ri , por jo atë te Cafobegut …Dhe që sot duke iu besuar , ose duke i injoruar kundërshtarët në qytet , sot gati rrezikon të mbesë nga koha e pushtetit të Forcës me një pensionin – me 200 euro në muaj , sepse nuk ia kanë paguar stazhin , pasi librezën e punës e kish në komunë që kish të drejtë me ligj.Kurse shikimi i të ndjerit Sinishtaj , sikur më duket se u thotë gazetarëve më lejoni të studioj ligjet që kam në dorë dhe me shikim na bindë : s ka problem… thonë se qesh amel kush qesh i fundit dhe kësaj radhe edhe përse nuk e priti në zgjedhje kaloi me 2 deputetë …?!
KUJDES ME TË HUAJT GENCI : GJEOPOLITIKA NUK ËSHTË POLITIKË..?!
Unë e kam marr vesh qysh se isha Kryetar i Kuvendit të Ulqinit që u bëra pa u pyetur juve se ju kishit hallin e shqiptarisë sime , kur më akuzonit , që : “ më ka kapur DPSi diku… dhe se jam i shitur..”e që do ta shes krejt Ulqinin..?! Por mos të harrojmë që politikën që bëjmë unë dhe ai këtu në Ulqin me DPS e me Front , bashkë me të gjithë tjerët ,nuk na ka lënë gjë në dorë dhe mos kujtoni se do të mund ta shitni Ulqinin si nënkryetar i Kuvendit .Dhe nëse nuk me beson mua – Lexo librin e Hajro Hajdarit për Kongresin e Berlinit dhe se si sipas Kongresit të Berlinit , shkojnë këto shitje të pronave në Ulqin…?! Ata vija që bëni ju me partinë tuaj të ekspertëve që planifikojnë vija dhe mundohen të shesin vija në plane nuk është se iu njeh gjeopolitika . Harrojeni se “tuj ba vija me qeveri” , mund të shitni e të bëni para . Dua të them që shumë gaboni kur deklaroni në media” që le të thotë Evropa e Amerika çfarë të dojë , neve duhet të merremi vesh ndër veti në Mal të ZI?! Çka nuk është fare ashtu. Ju kujtojmë që në rend të ditës të gjeopolitikës -botës sot, për sa u përket territoreve tona para viteve 1878 iu vu pika me Marrëveshjen e Versajës 1919 .
Aty thuhet se mbeti hapur çështja e zgjerimit të shteteve ballkanike me luftë në dëm të tokave shqiptare. Por për fund iu kujtojmë se si Fan Noli në këtë kohë, shkoi e takoi në Pariz presidentin amerikan Villson të cilit i tha se neve shqiptarët nuk ka kush na përfaqëson në konferencë e të flasë për Shqipërinë ..?!
Presidenti Vilson tha se në konferencë Amerika ka një zë…dhe me atë zë do të flasë edhe për Shqipërinë ..Andaj mos të harrojmë se në Marrëveshjen e Versajës për paqen e arritur –Amerika nuk e ka vënë nënshkrimin që do të thotë janë të pa kënaqur me atë se si është vepruar …?!Ndoshta ju keni informata më të sakta
VAZHDON : PËRSE PËRVEÇ EDI RAMËS , AS ALBIN KURTI NUK E ÇANË RRASHTËN PËR POLITIKANËT E ULQINIT . DHE SE EDHE KY SI EDIRAMA NJEH VETËM NIKË GJELOSHIN …?!
