Frank Shkreli, qytetar nderi në Malësinë e Madhe

Dr. Paulin Marku

I nderuar z. Fran Shkreli,
më gëzon pa masë vlerësimi që Ju është bërë me titullin “Qyterar Nderi” nga vendi i origjinës – Malësia e Madhe.
Ju jeni një intelektual që nderoni familjen, krahinën e Malësisë dhe shqiptarinë kudo që ndodhet.
Harmonizimi i mendjes me penen tuaj të mprehtë ka qenë dhe do të mbetet një zë i fortë në mediat e shkruara dhe vizive.
Karriera e gjatë në fushën e gazetarisë Ju ka bërë të njohur si një ndër personalitetet shqiptare me kontribut të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe drejtuat në “Zërin e Amerikës” duke mbuluar një pozicion shumë të rëndësishëm dhe delikat për Evropën dhe Azinë pranë “VOA”.
Po ashtu, Ju keni bashkëpunuar dhe vijoni të jepni kontributin tuaj në komunitetin shqiptar në Amerikë.
Vlen të përmendet se Ju jeni bashkëpunëtor i çmuar për gazetën “Dielli” dhe “Vatra”, si dhe i shumë shoqatave shqiptare. Ju jeni aktiv dhe në organizata që veprojnë në SHBA në interes të çështjes kombëtare shqiptare.
Z. Frank Shkreli, keni dëshmuar gadishmëri për të bashkëpunuar dhe për të dhënë kontributin tuaj intelektual në fushën mediatike e publicistike në projekte të ndryshme realizuar në diasporën shqiptare në SHBA.
Miku im, Ju uroj shëndet të plotë dhe shumë suksese në punën tuaj mediatike.
Pena juaj mos rreshtë së shkruari në interes të çështjes kombëtare shqiptare.
Me konsideratë të thellë,
Paulin Marku!

Të fundit

më të lexuarat