Guci – Të martën, më 11 korrik 2023, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal Zi, Ariana Zherka-Hoxha, vizitoi Komunën e Gucisë. Atë në rezidencën e vet e priti dhe i dëshiroi mirëseardhje kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq.
Gjatë takimit, në të cilin kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, nënkryetarët e Komunës së Gucisë, Huso Bërdakiq e Edon Balidemaj dhe sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq, palët kanë biseduar mbi planet të cilat komuna i ndërmerr për zhvillimin e vendit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në sektorë të ndryshëm, e para të gjithash në fushën e kulturës, artit dhe projektit veçsa të realizuar “Trashëgimia kulturore – thesar i rajonit tejkufitar”, i cili është lejuar në kuadër të ftesës tejkufitare Mali i Zi – Kosovë, e realizohet në bashkëpunim me Komunën e Pejës me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.
Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në fjalën e rastit ka theksuar se Kosova mbetet ndër partnerët më të afërt të Komunës së Gucisë për bashkëpunim, në veçanti në fushën e veprimtarisë së punës, për çka ambasadorja Zherka-Hoxha është zotuar se do të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Shaban Hasangjekaj