Me rëndësiintensifikimi i bashkëpunimitnë fushën earsimit

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, kanë zhvilluar të martën e kaluar (11 korrik 2023) një vizitë pune në Prishtinë, ku janë takuar me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. dr. Qerim Qerimi.
Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave thuhet se në këto takime është biseduar për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në fushën e shkëmbimit të studentëve si dhe avancimin e mëtejshëm të politikës së regjistrimit të studentëve nga Mali i Zi.
Në takimin me ministren Nagavci bashkëbiseduesit janë pajtuar se fusha e arsimit është tejet e rëndësishme dhe se në të duhet të investohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të avancohet bashkëpunimi në rajon.
Ndërkaq në takimin me rektorin Qerimi është kërkuar rritja e numrit të kuotave për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, posaçërisht në programet e studimeve master dhe studimet doktorale. Palët janë pajtuar për nevojën e vazhdimit të komunikimit për çështje të ndryshme që mund të dalin gjatë procesit të regjistrimit të studentëve në të ardhmen.
Në takime kanë marrë pjesë edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, dhe Arben Xhurreta, u. d. i drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Avancimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Popujve Pakicë dhe Bashkësive Nacionale të Pakicave të Tjera në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.

(Kohapress)


Çobaj, takim me ministren Albulena Haxhiu

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, Bernard Çobaj, është pritur të hënën e kaluar (10 korrik 2023) nga ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie thuhet se vizita kishte për qëllim informimin nga afër dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve.
Në takim është diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët, forcimin e sundimit të ligjit dhe gjithashtu, thellimin e bashkëpunimit në kuadër të sistemit të drejtësisë për të dyja vendet.

Të fundit

më të lexuarat