Mali i Zi është bërë anëtare e Programit të Bashkimit Evropian “Evropa digjitale”. Kjo është arritur para pak ditësh me marrëveshjen mes Malit të Zi dhe BE-së mbi qasjen e Malit të Zi ndaj Programit “Evropa digjitale”, e cila u firmos gjatë vizitës zyrtare në Bruksel nga ministri i Administratës Publike, Mr. Marash Dukaj me zyrtarë të BE-së.
Nga Ministria e Administratës Publike njoftohet se firmosja e kësaj marrëveshjeje paraqet njërën ndër aktivitetet më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të ardhmen digjitale të shtetit të Malit të Zi.
“Ministri Dukaj ka thënë se krahas mbështetjes së partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian, Mali i Zi do të përshpejtojë zhvillimin e transformimit digjital, do të avancojë shërbimet elektronike, do të përmirësojë mënyrat e parandalimit të sulmeve kibernetike dhe do të arrijë edukim digjital, në mënyrë që qytetarëve dhe ekonomisë t’i ofrojë teknologji moderne”, thuhet në njoftim.
Ministri i Administratës Publike, Mr. Marash Dukaj është shprehur ndër të tjera se Programi “Evropa digjitale” hap dyert që në bashkëpunim me partnerët nga i gjithë Bashkimi Evropian të marrim pjesë në projekte të cilat financohen nga ky program.
t. u.