Interpretim i muzikës bashkëkohore italiane

Tuz – Në QKI “Malësia” në Tuz, të premtën mbrëma (23 qershor 2023) u mbajt koncerti i muzikës italiane i grupit “Rione Junno”.
Grupi vjen në kuadër të turneut të tyre botëror dhe është një grup historik i muzikës etnike italiane. “Rione Junno” është i përbërë nga interpretues shumë të rinj dhe si ekspertë të stilit gargano, ata kanë përcjellë nëpër botë “Tarantella del gargano”, prej më shumë se dhjetë vjetësh.
Ky grup muzikor ka fituar titullin e përfaqësuesve më të mirë të muzikës bashkëkohore, por me rrënjë në traditë e me shikim drejt së ardhmes.
Muzikantët e kanë marrë emrin e tyre nga lagja e lashtë “Junno” e Monte Sant’Angelo (FG), një nga qendrat kryesore të lidhura me magjinë e tamburit dhe kitarës ritmike me pesë rradhë telash. Grupi ka mbi dhjetë vjet që merr pjesë në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare të World Music, duke çuar në mbarë botën muzikën e tokës së tyre: “Tarantella del gargano”.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat