Larg duhanit e afër stileve të shëndetshme të jetës

Sipas organizatës, mesazhi që përcjell kjo ekspozitë është se mënyra e jetesës në një masë të madhe ndikon në gjendjen shëndetësore dhe për këtë arsye duhet bërë jetë të shëndetshme, t’i përkushtohet koha leximit, të krijohen vese të punës. Krahas kësaj duhet marrë me sport, për të qenë fizikisht aktiv ndërsa trupi në formë të bukur

Tuz – OJQ “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit” në bashkëpunim me SHF “Mahmut Lekiq” ka organizuar ekspozitën e punimeve më të mira artistike të nxënësve nga shkollat fillore të Malit të Zi me temën: “Rreziqet që sjell duhanpirja për shëndetin”.
Nga kjo OJQ kanë thënë se nga ky konkurs që është organizuar për nxënësit e shkollave fillore nga klasa e katërt deri në të nëntën, kanë ardhur numër i madh i punimeve nga shumë shkolla fillore dhe qytete të Malit të Zi.
“Ajo që me këtë rast mepatjetër duhet ditur është fakti që nga pasojat e duhanpirjes, si njëra ndër sëmundjet më të rënda të varësisë, vetëm gjatë vitit të kaluar, siç thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë, në botë kanë vdekur rreth 6 milionë njerëz, ndërsa në Mal të Zi mbi 1.500, numër ky që fatkeqësisht në vitet në vazhdim do të rritet dhe kjo sigurisht deri në vitin 2030 si tek ne ashtu, edhe në botë”, shprehen nga kjo OJQ.
Nga OJQ “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit” kanë thënë se ata nga themelimi e deri më sot kanë organzuar aktivitete parandaluese për shtypjen e epidemisë së duhanpirjes e cila konsiderohet si shkaktari dhe rreziku kryesor i shumë sëmundjeve.
“Kësisoji duhet që tek fëmijët, duke filluar nga ata më të vegjlit të ushqehen stile të shëndetshme të jetës, si dhe aktivitete parandaluese edukative, sepse fëmijët vesin e duhanpirjes më së shpeshti e fillojnë në periudhën e adoleshencës, arsye se pse lufta kundër duhanpirjes fillon që nga shkolla fillore”, shprehen nga kjo Organizatë Joqeveritare.
Ndërkaq, sipas kësaj organizate, mesazhi që përcjell kjo ekspozitë është se mënyra e jetesës në një masë të madhe ndikon në gjendjen shëndetësore dhe për këtë arsye duhet bërë jetë të shëndetshme, t’i përkushtohet koha leximit, të krijohen vese të punës. Krahas kësaj duhet marrë me sport, për të qenë fizikisht aktiv ndërsa trupi në formë të bukur.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat