
Tuz – Mosrespektimi i të tjerëve në masë të duhur, aftësitë e dobëta komunikuese, paragjykimet e ndryshme ekzistente tek fëmijët dhe të rinjtë, ka nxitur Organizatën Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi” që përmes projektit “Të mësojmë të jetojmë së bashku” të përpiqet që të rrisë vetëdijen tek nxënësit dhe mësimëdhënësit mbi nevojën e organizimeve të aktiviteteve dhe punëtorive të ndryshme të cilat do të ndikojnë në rritjen e kompetencave ndërkulturore tek fëmijët dhe të rinjtë.
“Edhe pse Mali i Zi mund të mburret se është një shoqëri multikulturore, sepse këtu jetojnë njerëz që u përkasin kombësive dhe feve të ndryshme, praktika ka treguar se është e nevojshme të vazhdohet puna për krijimin e një shoqërie ndërkulturore që do t’u ofrojë njerëzve mundësinë të jetojnë në përputhje me vlerat demokratike dhe duke respektuar të drejtën e çdo personi për të çmuar identitetin dhe spiritualitetin e tij dhe në raport me të tjerët për të pranuar dhe respektuar dallimet”, shprehet Deceviq
Në këtë kuadër, njëri ndër aktivitetet që trajton projekti në fjalë qe edhe respektimi i religjionit dhe i personave të religjionit tjetër, ku kjo organizatë me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Tuz pak ditë më parë vizituan objektet fetare në Komunën e Tuzit, Kishën Katolike të Shën Antonit, Xhaminë e Mileshit dhe Medresenë “Mehmed Fatih”.
Drejtoresha ekzekutive e Organizatës Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq i tha gazetës “Koha Javore” se fëmijët dhe të rinjtë janë gjithnjë e më tepër të ekspozuar ndaj sjelljeve të dhunshme përmes mediave të ndryshme dhe ndikimeve të ndryshme në shoqëri.
“Edhe pse Mali i Zi mund të mburret se është një shoqëri multikulturore, sepse këtu jetojnë njerëz që u përkasin kombësive dhe feve të ndryshme, praktika ka treguar se është e nevojshme të vazhdohet puna për krijimin e një shoqërie ndërkulturore që do t’u ofrojë njerëzve mundësinë të jetojnë në përputhje me vlerat demokratike dhe duke respektuar të drejtën e çdo personi për të çmuar identitetin dhe spiritualitetin e tij, dhe në raport me të tjerët për të pranuar dhe respektuar dallimet”, shprehet Deceviq.
Ajo tregon se për shumicën e nxënësve kjo ishte hera e pare që ata i vizituan objektet fetare të dy religjioneve.
Drejtoresha ekzekutive e Organizatës Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq i tha gazetës “Koha Javore” se fëmijët dhe të rinjtë janë gjithnjë e më tepër të ekspozuar ndaj sjelljeve të dhunshme përmes mediave të ndryshme dhe ndikimeve të ndryshme në shoqëri
“Komentet e nxënësve gjatë vizitës ishin të ndryshme, pozitive dhe plot dashuri për atë se çka na lidhë si njerëz, pavarësisht se cilës fe i përkasim. Pesëdhjetë nxënës nga Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, Shkolla Fillore “29 Nëntori” në Dinoshë, Shkolla e Mesme e Përzier “25 Maji” dhe të Medresësë “Mehmed Fatih” kaluan kohën së bashku”, theksoi Deceviq.
Projekti “Të mësojmë të jetojmë së bashku” realizohet nga OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” me mbështetje të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.
t. u.
