Ministria e Kulturës dhe Mediave në Qeverinë e Malit të Zi në mandatin teknik, në kuadër të programit të mbrojtjes dhe ruajtjes së të mirave kulturore për këtë vit, materialisht ka përkrahur realizimin e 45 projekteve të komunave konkurruese në shumë të rëndësishme prej 694 mijë e 400 eurosh, ndër të cilat edhe një projekt të Komunës së Gucisë me 10 mijë euro, e dhënë kjo që paraqet rritje prej më shumë se 460 mijë euro në raport me vitin paraprak, ka deklaruar ministrja e dikasterit, zonja Masha Vllaoviq.
Ajo në solemnitetin e nënshkrimit te marrëveshjeve me shfrytëzuesit e mjeteve të programit, të mbajtur më 16 maj 2023, ka përkujtuar se Ministria e Kulturës dhe Mediave e vazhdon misionin në realizimin e qëllimeve strategjike, mision të cilin me mbështetje të qeverisë e ka trasuar që nga fillimi i mandatit te vet.
Ministrja Vllaoviq ka paralajmëruar se Ministria e Kulturës dhe Mediave deri në fund të vitit do të shpall konkurs për vitin 2024 dhe në atë mënyrë do të mbajë kontinuitet të investimit në trashëgiminë kulturore të Malit të Zi, duke bërë me dije se ai është qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi dhe i dikasterit në krye të së cilit është.
Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për trashëgimi kulturore në Ministrinë e Kulturës dhe Mediave, zonja Dobrilla Vllaoviq ka konfirmuar se komisioni i programit ka vërtetuar se janë dorëzuar 92 fletëparaqitje, të cilat janë vlerësuar në bazë të kritereve të vërtetuara me konkurs dhe ministria në fjalë ka pranuar propozimin e komisionit, dhe ka hartuar propozimin e programit të mbrojtjes dhe ruajtjes për këtë vit, me të cilin janë përkrahur dhe mbështetur 45 projekte të cilat i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkurs. Ajo ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Kulturës dhe Mediave kanë qëndrim të qartë dhe ka rinjohur kur është në pyetje mbrojtja, ruajtja dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore.
Në programin e mbrojtjes dhe ruajtjes janë përkrahur 13 projekte nga fusha e hulumtimeve arkeologjike dhe konzervative, 20 projekte për zbatimin e masave konzervuese në të mirat kulturore, një projekt në fushën e edukimit dhe riedukimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe 11 projekte për prezantimin dhe popullarizimin e thesarit kulturor.
Janë përfshirë projektet e bashkësive fetare: të Bashkësisë Islame – tri projekte në shumën 75.300 euro, të Mitropolisë Ortodokse Malazeze-Bregdetare – dy projekte në shumën 25.000 euro, të Eparkisë Budimlane-Nikshiqase – dy projekte në shumën 60.000 euro, të cilat kanë aplikuar në konkurs si pronarë, bartës të të mirave të caktuara kulturore.
Me program janë përfshirë projektet e komunave konkurruese: Tivari – tri projekte në shumën 32.500 euro, Budva një projekt në shumën 12.000 euro, Ulqini një projekt në shumën 9.000 euro, Cetina – tri projekte në shumën 98.000 euro, Plevla – tri projekte në shumën 15.600 euro, Tuzi – dy projekte në shumën 27.000 euro, Zeta – dy projekte në shumën 16.000 euro, Nikshiqi – një projekt në shumën 10.000 euro, Danillovgradi – një projekt në shumën 5.700 euro, Plevla – katër projekte në shumën 27.500 euro, dhe Berani – një projekt në shumën 15.000 euro.
Janë përkrahur materialisht edhe projektet e komunave: Bijello Pole – katër projekte në shumën 49.000 euro, Kollashini – tri projekte në shumën 30.680 euro, Mojkovaci – tri projekte në shumën 57.000 euro, Gucia – një projekt në shumën 10.000 euro, Petnjica – një projekt në shumën 10.000 euro, Rozhaja – një projekt në shumën 8.000 euro, Shavniku – një projekt në shumën 10.000 euro. Përveç të sipërpërmendurve, me propozim janë përfshirë edhe nga një projekt i Universitetit të Malit të Zi, në shumën 10.000 euro, si dhe projekti i rojës të trashëgimisë kulturore jo lindore në shumën 2.000 euro.
Marrëveshjen në emër të Komunës së Gucisë me ministren e dikasterit, zonjën Masha Villaoviq, e ka nënshkruar kryetarja e Komunës, Anella Çekiq.
Shaban Hasangjekaj
