Forcim ibashkëpunimit në fushën eadministratës publike

Një delegacion i Ministrisë së Administratës Publike, në krye me ministrin Marash Dukaj, ka qëndruar nga data 24-26 prill 2023 në një vizitë pune në Kroaci, ku është takuar ndër të tjerë me ministrin e Drejtësisë dhe Administratës së Kroacisë, Ivan Malenica, dhe drejtorin e Institutit për Sigurinë e Sistemeve Informative, Predrag Bozhinoviq.
Në takim me ministrin Malenica është biseduar mbi procesin e reformave në administratën publike, menaxhimin cilësor në administratën publike, reformën e sistemit të pagesave, digjitalizimin e administratës publike si dhe avancimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale.
Ministri Dukaj ka paraqitur Strategjinë e reformës së administratës publike në Malin e Zi për periudhën 2022-2026, si dokumentin më të rëndësishëm strategjik për avancimin e administratës publike dhe aktivitetet e planifikuara për standardizimin e procesit në administratën publike dhe digjitalizimin e procedurave.
Dy ministrat kanë thënë se Mali i Zi dhe Kroacia do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e administratës publike.
Në takim me drejtorin e Institutit për Sigurinë e Sistemeve Informative, Predrag Bozhinoviq, është folur për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, avancimin e kapaciteteve dhe mbështetjen në aftësimin e kuadrove të Agjencisë për Sigurinë Kibernetitke që pritet të formohet dhe ekipit CIRT të Qeverisë etj.
Temë e bisedimeve gjatë takimeve ka qenë edhe integrimi evropian i Malit të Zi dhe mbështetja e fuqishme e Kroacisë në këtë proces.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat