Podgoricë – Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi e vizitoi delegacioni i Akademisë së Shkencave dhe Arteve i Kosovës, në përbërje të së cilit ishte kreu i ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja, akademik Ali Aliu, anëtar i sektorit për gjuhë dhe letërsi dhe Lendita Pula, sekretare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës.
Siç njoftohet nga Akademia e Shkecave dhe Arteve e Malit të Zi, përfaqësuesit e ASHAK-ut janë takuar me anëtarët e kryesisë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, akademikun Dragan K. Vukçeviq, me kreun e ASHAMZ-së, akademikun Lubisha Stankoviqin, nëkryetarin, akademikun Dragan Radonjiqin, me sekretarin e përgjithshëm, akademikun Zoran Rashoviqin, sekretarin e sektorit të shkencave shoqërore, akademikun Niko Martinoviqin, sekretaren e sektorit për shkencat humane, akademikun Zarko Mirkoviqin dhe me sekretarin e sektorit për art, akademikun Zuvdija Hoxhiqin.
Ndërkohë, në mes tjerësh, në takim ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Arijana Zherka-Hoxha.
Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi njoftohet se gjatë bisedës së dy palëve, bashkëbiseduesit janë dakorduar për nevojën që bashkëpunimi i vendosur ndërmjet dy akademive, i firmosur në vitin 2019, duhet të zhvillohet më tej përmes krijimit të aktiviteteve të përbashkëta nga fusha e shkencës dhe artit.
“Është theksuar se kushtet me të cilat tani disponon godina e re e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi, përbën nxitje shtesë të fillimit dhe realizimit të formave të ndryshme të bashkëpunimit ndërakademik. Me këtë qëllim, në mënyrë të ndërsjelltë janë konfirmuar propozimet konkrete të bashkëpunimit ndërmjet ASHAK-ut dhe ASHAMZ-së, në radhë të parë në fushën e letërsisë, të artit figurativ dhe të veprimtarisë botuese, në realizimin e të cilave do të punohet këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
t. u.