Qeveria e Malit të Zi në mandatin teknik, në seancën e mbajtur të enjten më 6 prill 2023, ka sjell vendimin për koncipimin e Planit të Detajuar Urbanistik i cili në mënyrë të qëndrueshme do të mundësojë shfrytëzimin e potencialeve.
Siç thuhet në komunikatë të Qeverisë, hapësira e Planit të Detajuar Urbanistik si resurs i rëndësishëm hapësinor, ekonomik dhe shoqëror të zhvillohet në mënyrë të orientuar dhe të kontrolluar duke shfrytëzuar qëndrueshëm potencialet e krijuara.
“Plani do të koncipohet në përputhje me rezultatet e studimit të mbrojtjes së Liqenit të Plavës, si resurs i cili duhet të valorizohet edhe përmes peshkimit të qëndrueshëm ekonomik (ikrimit dhe kultivimit në kafazor të peshkimit). Në kuadër të destinimit turistik me detyrën programore është paraparë planifikimi i objekteve turistike të kategorisë së lartë të formuar dhe futur në ambient në mënyrë bashkëkohore. Me rastin e koncipimit të dokumentit të planifikuar do t’u kushtohet kujdes direktivave me të cilat është i paraparë planifikimi: brigjet e dukshme të përshtatshme me ndërtimin e shëtitores përreth liqenit, me rregullim adekuat të pejsazhit, shtigjet çiklistike përreth liqenit, hapësirës së dukshme të hapur, sheshit të ri të qytetit në përfshirje të planit në zonat e turizmit si dhe qendrës shkencore-hulumtuese”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Kujdes i veçantë, siç theksojnë nga Qeveria, do t’i kushtohet lidhshmërisë së ndërtimeve të reja përreth liqenit me kallëpin urban të bërthamës së vjetër të qytetit.
“Nuk do të planifikohet ndërtim nën lartësinë mbidetare prej 911 metrash, si kuotë përmbytëse e liqenit në vitin 2010 (vlerësohet si maksimum qindvjeçar)”, konfirmojnë në komunikatë.
Në seancë është marrë vendimi mbi caktimin e menaxhuesit të koncipimit të Planit të Detajuar Urbanistik “Liqeni i Plavës” në Komunën e Plavës dhe lartësia e dëmshpërblimit për menaxhuesin, si dhe ekipi profesionist për koncipim të Planit të Detajuar Urbanistik.
Shaban Hasangjekaj