
Hfz. Jusuf Mehmed Cungu (1874-1952)
Hfz. Jusuf Cungu ishte djali i Sulltane dhe Mehmed Cungut. Në vitin 1936 ai ka shoqëruar turistët nga Çekia të kryesuar nga zotëri Janosh Urban, i cili ishte redaktori i një gazete në Çeki. Ai i dërgon hafizit një kartolinë pas largimit nga Ulqini.
Ky dokument e vërteton faktin se në Ulqin turistët e parë ndërkombëtarë kanë qenë nga Çekia. Gjithashtu edhe në një bisedë para 15 viteve me të ndjerin Maliq Sulejmanin kam shkruar se në Ulqin ka pasur atëherë edhe turistë nga Franca.
Hfz. Jusuf Mehmed Cungu me këtë e dëshmon veten si njëri me kulturë të lartë, me mirëkuptim dhe angazhim që të takohet me turistët e huaj të atëhershëm.
Njëkohësisht, kjo gjë tregon se feja islame edhe atëherë ka qenë për tolerancë, horizonte të reja, për lidhje ndërkombëtare. Kjo kartolinë mund të jetë edhe shembull për disa besimtarë të cilët e kanë humbur rrugën e tyre.
Heroina Sulltana Idrizaga-Cungu
Sulltana Idrizaga-Cungu ishte ajo grua e cila i doli përpara Dervish Pashës kur ai hyri dhe pushtoi Ulqinin në vitin 1880. Ajo ia kapi frerin kalit duke thënë:
“Aman more Pashë, për hatër të Zotit mos na shtje në dorë të hasmit, ma mirë të na mbysësh se sa të na lësh nën shqa…”
Ismet Cungu
Biografia
U lind në Ulqin në vitin 1956. Ishte djali i tretë i Emine dhe Shaban Cungut. Shkollën fillore dhe gjimnazin e përfundon në Ulqin. Regjistron Shkollën e Lartë për Detari në Kotorr, ku edhe absolvoi. Gjatë pushimeve verore ka punuar në gastronomi nëpër hotelet e Ulqinit.
Sa i përket punësimit në Ulqin, ishin kohra të vështira.
Emigrimi në Zvicër dhe martesa
Gjatë pushimit veror njoftoi një vajzë nga Zvicra. Në vitin 1978 emigron në Zvicër, ku edhe martohet. Nga kjo martesë kanë dy djemë.
Ismeti fillimisht nuk e ka pasur lehtë, posaçërisht vitin e parë kur nuk e njihte mirë gjuhën gjermane. Pas një viti e përvetësoi gjuhën dhe filloi punën në restorante dhe hotele në Zvicër. Iu përmirësua gjendja financiare. Ishte udhëheqës në disa hotele dhe restorante.
Në Ulqin atëherë kishte marrë hov turizmi i të huajve, por edhe i atyre vendas.
Së pari investoi duke ndërtuar shtëpinë-pansion dy katësh në lagjen Pinjesh. Gjithashtu u bë edhe pronari i lokalit-qebaptores në qendrën e Ulqinit (sot Sheshi i ullinjve).
Emigrimi i dytë në Sllovaki dhe martesa
Pas prishjes së martesës së parë me zviceranen Keti, Ismeti emigron në Sllovaki. Atje martohet përsëri. Nga kjo martesë ka dy fëmijë – djalin edhe vajzën.
Në Sllovaki në një vend turistik ndërton hotelin e ri në të cilin punon me sukses. Kështu filloi jeta e re për të.
Pensionohet në vitin 2020, por Ismet Cungu vazhdoi të punojë edhe më gjatë.
Lidhja me vendlindje
Ismeti nuk e ka harruar asnjëherë vendlindjen dhe shokët e tij. Gjthmonë, disa herë në vit vjen në Ulqin. Ka pasur kujdes të veçantë për prindërit e tij të moshuar.
Njëkohësisht ka qenë urëlidhësi ndërmjet Ulqinit dhe Zvicrës. Posaçarisht i ka ndihmuar të rinjtë në vitet ’90 kur ishte lufta civile në ish-Jugosllavi. Shumë djem kanë gjetur strehimin edhe punën te Ismet Cungu.
Në Lumin Buna ka ndërtuar shtëpi turistike për pushim. Atje kalon pjesën e madhe të pushimit duke lundruar me sandallin-gliserin e tij.
Në fund
Ismet Cungu u takon ulqinakëve të sukseshëm në biznes, hotelieri dhe gastronomi. Është patriot i dashuruar në vendlindje.
Jeton në relacionin Zvicër-Sllovaki-Ulqin.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)