Shkodër – Në Shkodër të Republikës së Shqipërisë, më 2 mars 2023, është organizuar ndarja solemne e certifikatave shfrytëzuesëve të ftesës së tretë të bashkëpunimit tejkufitar, ku edhe Komuna e Gucisë ka zënë vendin e vet, ashtu që prej gjithsejt 76 aplikimeve të dorëzuara, Komuna e Gucisë është radhitur në mesin e gjashtë fituesëve të cilëve u është ndarë granti për projektin e ri tejkufitar me vlerë 300.420 euro. Projekti quhet JEPA, gjegjësisht Jonit Environmental Protection Action – JEPA. Aksionin e përbashkët të mbrojtjes së mjedisit jetësor, Komuna e Gucisë në 18 muajt e ardhshëm do ta realizojë me Komunën e Pukës të Republikës së Shqipërisë. Lider në këtë projekt është Komuna e Gucisë, ndërsa partner Komuna e Pukës.
Delegacionin i cili e ka nënshkruar marrëveshjen, prezantuar projektin dhe ka marrë certifikatën për grantin e ndarë në emër të Komunës së Gucisë e kanë përbërë: kryetarja e Komunës se Gucisë, Anella Çekiq, kryetari i Kuvendi të komunës, Bujar Hasangjekaj, nënkryetari i komunës, Huso Brdakiq, sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq, sekretari i Sekretariatit për punët inspektive, Shaban Prelvukaj, dhe shefi i Shërbimit të Policisë Komunale, Semih Rexhepagiq.
Me rastin e ndarjes së certifikatave shfrytëzuesëve të ftesës së tretë, të pranishmëve u janë drejtuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për fondet evropiane, Bojan Vujoviq, në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Ilir Beqaj, koordinatori kombëtar i IPA dhe drejtoresha e Agjencisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës, Ana Raçeviq, sekretarja e Ministrisë së Financave e Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik dhe nëpunësja nacionale për verifikim dhe drejtuesja e sektorit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andrea Vera.
Pas fjalimeve hyrëse, janë prezantuar gjashtë projekte të cilat do të zbatohen në periudhën e ardhshme. Aktivitetet e projekteve të përkrahura janë të drejtuara në fuqizimin e të rinjëve, në shtytjen e inkluzionit social në avancimin e mundësisë së punësimit të personave me invaliditet, në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, si dhe zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat në trevën programore. Prezantimin e projektit JEPA në emër të Komunës së Gucisë e ka realizuar anëtari i ekipit projektues, Semih Rexhepagiq.
Përndryshe ky është projekti i katërt tejkufitar CBC i Komunës së Gucisë, të cilin e realizon me partnerët e të cilin e bashkëfinancon Bashkimi Evropian.
Shaban Hasangjekaj