Mijëra të vdekur, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale

Solidarizimin e tyre me Tuqinë dhe Sirinë e kanë shprehur edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviq dhe presidenti Millo Gjukanoviq, të cilët ndër të tjera kanë shprehur keqardhje dhe kanë bashkëndarë dhimbjen e tyre me qytetarët e dy shteteve. Kryeministri Dritan Abazoviq është shprehur se Mali i Zi është i gatshëm t’u ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdoshme vendeve të prekura

Bota- Dhjetëra qytete të Turqisë dhe Sirisë u goditën në orët e para të mëngjesit të së hënës nga një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh, ku sipas raportimit të mediave bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, deri paraditën e së martës më 7 shkurt 2023, ka tejkaluar 5 mijë të vdekur, numër ky që rritet nga minuti në minutë, ndërsa raportohet për mijëra të plagosur.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, ky tërmet goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.
“Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluara nga Qeveria në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq më shumë se 600 persona të tjerë janë plagosur”, theksohet në raportimin e REL-it.
Pas këtij tërmeti të fuqishëm është raportuar edhe për tërmete të tjera pasuese, përfshirë edhe atë prej 6.7 shkallësh, ndërsa theksohet se Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha nga tërmetet.
“Në të dyja shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Në të dyja anët e kufirit banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti dhe ata dolën jashtë në mot të ftohtë, me borë dhe shi, teksa ndërtesat u rrëzuan”.
Ndërkaq, pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë janë paralajmëruar edhe ndihma nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare.
Sipas raportimit të të njëjtës medie, Komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, tha se Qendra për Përgjigje dhe Koordinim për Emergjenca e BE-së është në kontakt me autoritetet turke për të aktivizuar shërbimin që u ndihmon ekipeve të shpëtimit në terren që ta kryejnë punën në mënyrë më efikase.
“Disa besojnë se ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Turqinë.
Sizmologu nga Longond College, Stefen Hiks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona”.
Solidarizimin e tyre me Tuqinë dhe Sirinë e kanë shprehur edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviq dhe presidenti Millo Gjukanoviq të cilët ndër të tjera kanë shprehur keqardhje dhe kanë bashkëndarë dhimbjen e tyre me qytetarët e dy shteteve. Kryeministri Dritan Abazoviq është shprehur se Mali i Zi është i gatshëm t’u ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdoshme vendeve të prekura.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat