
(Vijon nga numr i kaluar)
Bria dhe Bukmira i takojnë gjeografisë historike
Nga numri I përgjithshëm të vendbanimeve të cilat prezantohen në këtë botim dy vendbanime janë të diskutueshme. Fjala është për dy vendbanime në Anë të Malit, e ata janë BRIJA, e cila gjindej në pjesën veriore të liqenit të Shasit, ku sot gjindet vendbanimi me emrin Kllezna Poshtë. Në vitin 1703 kishte 11 shtëpi katolike me 115 banorë, ndërsa të fesë islame ishin 3 shtëpi me 25 banorë. Por, nga të dhënat e mëvonshme ky vendbanim nuk figuron, sepse sipas një informacioni që disponoj në vitin 1756 popullsia e 42 shtëpive e tëra ka emigruar në Itali. Nuk ka të dhëna se kush ishte motivi i emigrimit kolektiv, ku supozohet sëmundja e kohës apo ndonjë motiv tjetër social. Por, nga ajo kohë e më pas këtu është vendosur një popullsi e ardhur nga Mirdita, dhe Shkreli që është e pranishme edhe në ditët tona. Nga ajo kohë humbi emri I mparshëm BRIJA, ku si dëshmi janë gërmadhat e shtëpive të asaj kohe, ndërsa me banorët e rinjë vendbanimi quhet Kllezna Poshtë, në analogji me vendbanimin e njëjtë i cili quhet Kllezën, e më pas Kllezna e Sipërme(Naltë).
Nga këtë aspekt kemi edhe vendbnimin BUKMIRA, në afërsi të Shasit të sotëm, e cila kishte 4 shtëpi katolike me 41 banorë dhe 2 shtëpi të fesë islame me 13 banorë. Kemi të bëjmë me një vendbanim me pozitë të përshtashme gjeografike me resurse natyrore që sipas të dhënave është vendbanim i vjetër dhe i banuar. Në atë kohë këtu bëhët fjalë për kishën Shën Pelegrinit, për të cilën sot nuk dihet. Por, nga ajo kohë e me pas nuk ekzistojnë të dhëna se popullsia është rritur, por e kundërta duke mbetur pas Shasit. Mbetet të hulumtohet për ish popullsinë e Bukmirës dhe numrin e tyre me pas, sepse ka mbetur pa banorë.
I cekëm këto dy vendbanime sepse me pas ata nuk figurojnë, sepse popullsia për shkaqe të ndryshme ka emigruar, që mbetën çështje për hulumtim, ku si të tilla këto vendbanime i takojnë gjeografisë historike.
Nuk ka dilemë se një çështje e tillë ekziston edhe në dioçezat tjera shqiptare ku iu takon studiuesve të japin kontributin në hulumtimin e tyre në terren, por edhe të emërtimi, sepse disa kanë evoluar për nga forma që paraqet vështirësi në identifikimin e tyre.
Nga ana tjetër duhet cekur se V.Zmajeviqi përveç përkatësisë fetare katolike e islame të popullsisë ofron të dhëna edhe për përkatësinë fetare ortodokse të vendbanimeve shqiptare. Këtu mendoj për disa vendbanime në famullitë në Anë të Malit e në Krajë e cila më pas është eliminuar duke kaluar në ate islame, që dëshmohet me pas në sajë të dhënave në terren në këto mjedise. Ndërsa të dhënat në këtë relacion për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kelmendi në vitin 1700 të rreth 250 familje për në Peshter, Novi Pazar, Rozhajë etj., të cilët si të përkatësisë fetare katolike ne mungesë të meshtarëve rrezikonin të asimiloheshin në mysliman apo ortodoks sllavë, dukuri e cila më vonë ndodhi në realitet, duke humbur identitetin kombëtar.
Përfundimisht analiza e vendbanimeve në kuadër të dioçezave, përkatësisht të famullive përkatëse nga ajo kohë e deri në ditët tona ofron mundësi për analiza të ndryshme. Pikërisht në këtë aspekt ky relacion do të nxitë kureshtjen e lexuesve, sepse kemi të bëjmë me një botim i cili i ka munguar literatures shqipe. Ndërsa i botuar në prag të vitit jubilar të Kuvendit të Arbrit është një dhuratë jo vetëm për studiuesit e profileve shkencore por edhe për opinion e gjerë.
(Lexuar me rastin e shënimit të 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, në Merçi-Lezhë, më 14 janar 2023)
(Fund)
