Nënshkroi marrëveshjen për projektin e ri tejkufitar në vlerën 389.635.61 euro

Guci – Në Ministrinë e Financave, Sektori për marrëveshje dhe financim të programeve nga mjetet e Bashkësisë Evropiane (CPCU) në Beograd, i cili është i ngarkuar për marrëveshje të projekteve sipas ftesës së bashkëpunimit tejkufitar Serbi-Mal i Zi, 2014-2020 (IPA II), zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja me vlerë 389.635.61 euro për projektin tejkufitar “Clean community for sustainability in Environment and Nature – CLEAN”, gjegjësisht “Bashkësia e pastër për rrethim të qëndrueshëm dhe natyrë – të PASTËR”, të cilin e ka fituar Komuna e Gucisë bashkë me Komunën e Ivanjicës si partnere. Kontratën në emër të Komunës së Gucisë e ka nënshkruar kryetarja e Komunës Anella Çekiq, në prezencën e nënkryetarit të Komunës Huso Brdakiq, dhe shefit të Shërbimit të Policisë Komunale, Semih Rexhepagiq.
Projekti në shumën prej 84.90 % të mjeteve financohet nga buxheti i Bashkësisë Evropiane, ndërsa pjesën tjetër e financojnë vetëqeverisjet lokale. Në pajtim me projektin i cili ka fituar dritën e gjelbër nga sektori i sipërpërmendur dhe Bashkësia Evropiane, Komunës së Gucisë i janë destinuar 210.000.00 euro, ndërsa pjesa tjetër e shumës i takon Komunës së Ivanjicës. Në këtë projekt Komuna e Gucisë është lider partner, gjegjësisht bartëse e projektit, ndërsa Komuna e Ivanjicës është partnere aplikuese. Me buxhetin e projektit është paraparë blerja e automjeteve të specializuara si dhe pajisjeve të tjera komunale, kurse projekti do të zbatohet në 24 muajt e ardhshëm.
Gjithashtu është shkruar edhe marrëveshja e partnerëve (partnership agreement) në mes të Komunës së Gucisë dhe Komunës së Ivanjicës, të cilën e kanë nënshkruar kryetarët e komunave Anella Çekiq the Momçillo Mitroviq, e me të cilën definohen detyrimet e dyanshme në realizimin e projektit. Me realizimin e projektit në fjalë do të avancohet sistemi i menaxhimit me mbeturina në Guci dhe Ivanjicë.
Ky është IPA projekti i tretë tejkufitar i lejuar Komunës së Gucisë, ndërsa në ditët në vijim kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq do të nënshkruajë edhe marrëveshjen për projektin e katërt tejkufitar, të cilin Komuna e Gucisë do ta realizojë me Komunën e Pukës të Republikës së Shqipërisë. Vlera e marrëveshjes do të jetë 300.420.00 euro, nga të cilat mbi 50 % të mjeteve i janë destinuar Komunës së Gucisë.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat