
Komuna e Ulqinit dhe Ndërmarrja Publike “Veprimtaritë Komunale” kanë njoftuar ditëve të fundit për aksionin e pastrimit të Përroit të Braticës, të njohur nga vendasit edhe si Kanali i Braticës. Çdo aksion i tillë duhet vlerësuar dhe përgëzuar, por ato përbëjnë vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe emergjente, sepse nuk e zgjidhin problemin e akumuluar prej vitesh.
Përroi i Braticës është shndërruar në simbolin e së keqes. Ai është një njollë e zezë e qytetit të Ulqinit së bashku me kanalin Port Milena. Bratica dëshmon për sjelljen tonë të egër ndaj natyrës dhe është pasqyra jonë si qytetarë të Ulqinit. Në të njëjtën kohë, ai tregon për paaftësinë e qeverisjes vendore për t’u përballur me zgjidhjen afatgjatë të këtij problemi
Por pastrimi ka nxjerrë në dritë gjithë pisllëkun e Braticës. Me mijëra shishe plastike apo të qelqta, por edhe materiale tjera të të gjitha llojeve hidhen në këtë përrua. Bratica dëshmon për sjelljen tonë të egër ndaj natyrës dhe është pasqyra jonë si qytetarë të Ulqinit.
Ky përrua i cili i bie mes për mes Ulqinit, në disa pjesë të tij kalon përgjatë rrugëve kryesore të qytetit. Në qytetet me infrastrukturë të rregulluar, shtrati i përroskave të tilla rregullohet, mbillen pemë, ndërtohen shtigje për këmbësorë dhe biçiklistë etj., duke i bërë mjedise miqësore dhe të adhuruara për kalimin e kohës së lirë nga qytetarët.
Por përroi i Braticës është shndërruar në simbolin e së keqes. Ai është një njollë e zezë e qytetit të Ulqinit së bashku me kanalin Port Milena. Në mungesë të rrjetit të kanalizimit, shumë shtëpi dhe objekte afariste që ndodhen në afërsi të tij e përdorin për të derdhur ujërat e zeza. Kështu nga një përrua, ai është shndërruar në kanal të ujërave të zeza dhe burim të infeksioneve të ndryshme.
Në qytetet me infrastrukturë të rregulluar, shtrati i përroskave të tilla rregullohet, mbillen pemë, ndërtohen shtigje për këmbësorë dhe biçiklistë etj., duke i bërë mjedise miqësore dhe të adhuruara për kalimin e kohës së lirë nga qytetarët
Përpos erës së keqe që kundërmon kur kalon afër Përroit të Braticës, pamjet e tij janë rrëqethëse. Në disa vende, qytetarët për qëllimet e veta kanë ndryshuar madje shtratin e rrjedhës së tij, në pjesën më të madhe përgjatë Bulevardit “Teuta” e kanë mbuluar me beton, në ndonjë vend edhe kanë ndërtuar mbi të. E gjithë kjo tregon për paaftësinë e qeverisjes vendore për t’u përballur me zgjidhjen afatgjatë të këtij problemi.
Në këtë mënyrë Përroi i Braticës, një vepër e krijuar nga natyra, falë dorës së njeriut është shndërruar në turpin tonë, mbuluar me ferra dhe beton në pjesën më të madhe të tij.