“Trashëgimia kulturore – thesar i rajonit tejkufitar”

Guci – Në Guci, më 31 tetor 2022, është mbajtur konferenca kushtuar përfundimit të projektit “Trashëgimia kulturore – thesar i rajonit tejkufitar”, të cilën në 26 muajt e mëparshëm e kanë implementuar komunat e Gucisë dhe Pejës me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Projekti është realizuar me qëllim të valorizohet trashëgimia e begatë kulturore e këtyre dy komunave dhe të promovohet si pjesë e ofertës turistike. Nëpërmes projektit janë zbatuar një vistër aktivitetesh të orientuara në analizën e resursit në këto komuna kur është në pyetje fusha e trashëgimisë kulturore, si dhe zhvillimi dhe promovimi i produktit turistik, i cili mbështetet në trashëgiminë kulturore.
Në konferencë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e të dy komunave, anëtarët e ekipit të projektit, bashkëpunëtorët dhe shfrytëzuesit e projektit, si dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike të Komunës së Gucisë.
Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq në fjalën e rastit ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, si dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian nëpërmes programit të financimit që kontribuon rëndësishëm zhvillimit të rajonit tejkufitar.
Nënkryetari i Komunës së Gucisë, Huso Brdakiq dhe Nermin Kastrati, menaxherë të këtij projekti nga Komuna e Gucisë dhe Komuna e Pejës, kanë prezantuar rezultatet e arritura: analiza dhe futja në hartë e resurseve, zhvillimi i rrugëtimeve kulturore dhe promovimi i rajonit të Bjeshkëve të Nëmuna dhe të gjitha formave të trashëgimisë kulturore i cili lidhet për këtë rajon, ndërsa përfshinë trashëgiminë materiale dhe jomateriale – objektet fetare, traditën, zakonet, gastronominë, arkitekturën tradicionale, zejet, vallet, folklorin, etj.
Drejtori i Organizatës Turistike të Gucisë, Irfan Radonçiq është përqendruar në rëndësinë e këtij projekti për diversifikimin e ofertës turistike të rajonit tejkufitar dhe nevojën që nëpërmes aktiviteteve të ardhshme edhe më tej të punojë në avancimin e segmentit të turizmit kulturor.
Nëpërmes projektit është siguruar (blerë) pajisja teknike me vlerë duke përfshirë audio udhërrëfyesit dhe displejët interaktivë, është vendosur sinjalizimi turistik, janë avancuar kushtet dhe kapacitetet për ofrimin e shërbimeve në turizmin kulturor përmes një sërë trajnimesh, ndërsa kujdes i madh i është kushtuar hartimit të materialeve promovuese, duke përfshirë broshurat, katalogjet, info tabelat promovuese dhe bilbordet. Projekti po ashtu ka mundësuar rrugëtimin promovues për përfaqësuesit e agjencioneve turistike të cilat kanë shprehur kënaqësinë për atë që kanë shikuar në Pejë dhe Guci. Gjatë konferencës janë emetuar video inçizime të cilët janë realizuar përmes këtij projekti, ndërsa pas përfundimit të konferencës, pjesëmarrësit kanë vizituar ekspozitën e pikturave të cilat kanë qenë të vendosura nl hollin e ndërtesës. Këto piktura janë krijuar përmes aktivitetit të Kolonisë figurative që është organizuar në të dy shtetet – Mal të Zi dhe Kosovë.
Projekti është realizuar përmes IPA programit të bashkëpunimit tejkufitar të Malit të Zi dhe Kosovës, të cilin e financon Bashkimi Evropian.
Ekipin projektues të Komunës së Gucisë e përbëjnë Huso Brdakiq, Semih Rexhepagiq, Sellma Lluceviq dhe Mirallem Bektesheviq.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat