Solli një sërë rekomandimesh për kursimin e energjisë elektrike

Qeveria e Malit të Zi gjatë një seance telefonike, e në bazë të pëlqimit të shumicës së anëtarëve, ka miratuar raportin e punës së Këshillit nacional për analizimin dhe përcjelljen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe burimeve të energjisë, me propozime dhe sugjerime për uljen e shpenzimit të energjisë elektrike.
Siç njofton agjencia e lajmeve “Mina”, në dokument janë dhënë propozimet dhe rekomandimet për uljen e shpenzimit të rrymës për njësitë e vetëqeverisjes lokale në pjesën e ndriçimit publik, si dhe për organet e administratës shtetërore, për ndërmarrje publike në pronësi të shtetit ose të vetëqeverisjes lokale, të institucioneve publike dhe ekonomisë.
“Veçanërisht janë dhënë propozimet e rekomandimeve për ndërmarrjet publike dhe servisin publik RTVMZ (RTCG) dhe për mediat e tjera të cilat posedojnë frekuencë kombëtare. Janë dhënë një sërë rekomandimesh për marrjen e masave në amvisëri, me qëllim të uljes së shpenzimit të energjisë elektrike dhe termike. Në këtë pjesë janë dhënë rekomandimet për kursim në ujë të nxehtë, në pajisje që ngrohin dhe ftohin, për pajisjet për larjen e enëve dhe rrobave, për pajisjet e përgatitjes së ushqimit, për energjinë e ndriçimit dhe të pajisjeve të tjera elektrike, si dhe për kursim në ngrohjen e ambientit dhe kur bëhet fjalë për blerjen e pajisjeve elektrike”, theksohet në këtë artikull.
Më tej- vazhdon artikulli- vetëqeverisjet lokale ndër të tjera duhet t’i qasen uljes së ndriçimit publik të vendosur nëpër rrugica, sheshe, parqe, në terrenet sportive dhe në ambiente të tjera në nivelin minimal të arsyetueshëm të sigurisë.
“Nevojitet që kudo që është e mundur të kufizohet ose të ulet niveli i ndriçimit të bilbordeve dhe të reklamave ndriçuese dhe që urgjentisht t’i qasen kalimit në ndiçimin LED”, thekson artikulli i cili u referohet rekomandimeve të miratuara.
Ndër të tjera janë dhënë një sërë rekomandimesh se si të veprohet në kursimin e energjisë elektrike brenda zyrave të punës në godinat publike gjatë kohës kur ka mjaftueshëm dritë diellore, dhe si të kursehet pas përfunimit të orarit të punës me pajiset elekrike (llambat, kompjuterat, etj).
Sikurse thuhet, këto rekomandime bëhen edhe që të stimulohet kursimi i energjisë elektrike nëpërmjet shqyrtimit të aprovimit shtesë të zbritjes në faturat për energjinë aktive për konsumatorët të cilët ulin shpenzimin mujor në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat