Manifestimi “Pranvera në Triesh 2022”

Të dielën, më 19 qershor, pranë Qendrës Kulturore “Besa” në Triesh, u mbajt eventi “Pranvera në Triesh 2022“, një manifestim i organizuar enkas për fëmijë. Organizatorët e eventit ishin: Miran Gashaj, Pashko Lucaj, Petrit Gjokaj, Kolë Lucaj, Simon Dukaj, Vinko Prënkoçaj, Ivan Gjonaj dhe Luigj Lucaj. Programi filloi në orën 16. Udhëheqëse e programit ishte Fedra Raiçeviq, e cila fjalën përshëndetëse ia dha njërit nga organizatorët të këtij manifestimi z. Gashaj, i cili përshendeti të pranishimit dhe i falënderoi përzemërsisht për kohën që ndanë për të qënë prezent në këtë ditë. Ai gjithashtu falendëroi bashkëpunëtorët e tij për organizimin e këtij aktiviteti, në veçanti diasporën, Komunën e Tuzit , Organizatën Turistike, Fondin Humanitar “Trieshi”, SHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, e shumë të tjerë.
Fjala përshëndetëse iu dha edhe drejtorit të SHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh, z.Leon Gjuravçaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi organizatorët për punën e bërë dhe veçoi rëndësinë e aktiviteve të tilla, jo vetëm për Trieshin por edhe për trevat e tjera të Malësisë.
Progami vazhdoi me disa pika recitimi, të cilat nxënësit e kësaj shkolle me ndihmën e mësimëdhenësve i kishin përgaditur. Më pas vijuan këngë, vallëzime dhe lojëra garuese të ndryshme. Për fëmijët ishin përgaditur edhe ushqimi dhe pijet. Mes tjerash, për këtë aktivitet, bashkëvendësit kishin shpalosur prodhimet e veta vendore ku vizorët kishin mundësinë ti shijonin. Në fund të këtij evenimenti, z. Gashaj ndau dhuratat e përgaditura për fëmijë. Të rikujtjmë se kjo ishte hera e dytë që u mbajt ky manifestim. Edhe vjet, sikurse sivjet, u shënua në qershor.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat