Është mbajtur “Sprint Triatlloni i parë – Bjeshkët e Nemuna”

Plavë/Guci – Ngadhënjimtarë të “Sprint Triatllonit të parë – Bjeshkët e Nëmuna”, i organizuar nga Organizatat Turistike të Plavës dhe Gucisë, në bashkëpunim me Klubin Triatllon nga Kotorri, i mbajtur para pak ditësh në ambientet e hapura të natyrës të komunave të Plavës dhe Gucisë, janë garuesit Filip Krgoviq, në konkurrencën e meshkujve, dhe Jelena Tomasheviq, në konkurrencën e femrave.
Garuesit kanë startuar me disiplinën e notit në Liqenin e Plavës, në gjatësi prej 750 metra, pastaj kanë vozitur biçikletat në rrugën e gjatë 20 kilometra deri në Guci, pas së cilës kanë pasur vrapimin në shtegun e gjatë 5 kilometra i cili ka përshkuar nëpër Krojet e Ali Pashës – njërit ndër burimet në të mëdha dhe më atraktive në viset krasike të Malit të Zi, e njëherazi destinacionit të pa tërthortë turistik të atyre që vizitojnë Bjeshkët e Nëmuna.
Ngadhënjyesi (fituesi) i vrapimit, Filip Krgoviq, i cili është anëtar i Klubit Triatllon nga Podgorica, ka thënë se ky është ngadhënjimi (fitorja) e parë në Triatllon, në karrierën e tij dhjetëvjeçare.
“Ka qenë kënaqësi e vërtetë të jesh pjesëmarrës i këtij vrapimi. Noti në liqe ka qenë nxitës e po ashtu edhe rruga e vozitjes së biçikletës dhe vrapimi. Përkrahja e publikut dhe mikpritja e nikoqirit, e bëjnë këtë përvojë të paharrueshme”, ka thënë në fjalën e rastit pas përfundimit të vrapimit zoti Krgoviq.
“Vrapim vërtet i mirë dhe i suksesshëm”, ka thënë fituesja (ngadhënjyesja) në konkurrencën e femrave, Jelena Tomasheviq, nga klubi Triatllon i Herceg Novit, duke shtuar se shpreson që vitin e ardhshëm do të jetë më masiv sepse atë e meriton.
Drejtoresha e Organizatës Turistike të Plavës, Samira Canoviq, ka theksuar se ky manifestim sportiv për ta paraqet rastin që të promovojnë Plavën, Liqenin e Plavës dhe Bjeshkët e Nëmuna, si destinacion në të cilat mund të organizohen gara dhe manifestime të ndryshme sportive.
“Se e gjithë kjo është reale, dëshmon e dhëna se në liqe është mbajtur Kampionati Evropian në Flyfishing, kurse Regata ndërkombëtare e Limit çdo vit niset nga trapi (moli) i Liqenit të Plavës. Po ashtu, garuesit kanë pasur rastin që të binden edhe në potencialin për zhvillimin e çiklizmit. Nga kjo ngjarje sportive, padyshim, benefit ka edhe ekonomia, ngase në Plavë dhe Guci, tri ditë ka qëndruar ekipi i shumënumërt i pjesëmarrësve të garës”, ka konfirmuar drejtoresha Canoviq.
Drejtori i Organizatës Turistike të Gucisë, Irfan Radonçiq, në fjalën e rastit ka deklaruar se ky Triatllon-vrapim është projekt në të cilin fuqishëm janë krenarë, i cili në mënyrën më të mirë promovon ofertën e kësaj treve kur është në pyetje pushimi aktiv.
Ndërkaq, drejtori i Triatllon vrapimit, Kristijan Sindik, ka falënderuar administratat lokale të komunave të Plavës dhe Gucisë dhe organizatat e tyre turistike në mbështetje dhe përkrahje të madhe në organizimin e ngjarjes sportive.
Në fjalën përshëndetëse dhe falënderuese, ai ka konfirmuar se “në Sprint Triatllonin e parë – Bjeshkët e Nëmuna’, kanë marrë pjesë 46 garues nga gjashtë shtete, dhe se vërtetë ka qenë privilegj të marrësh pjesë në këtë garë. Të gjithë janë më se të kënaqur, edhe me rrugë, edhe me vet ambientin në të cilin Triatlloni është realizuar”.
Kryetari i Lidhjes Triatllon të Malit të Zi, ka thënë se lidhja është krenare që Triatlloni zgjerohet edhe në Veri të Malit të Zi, duke theksuar se do të ofrojë mbështetjen logjistike dhe infrastrukturore që projektet e këtilla të jetojnë.
Si nikoqirët, ashtu edhe organizatorët, unanimisht janë dakord në qëllimin që ky manifestim sportiv të bëhet tradicional, dhe që prej vitit në vit sa më shumë të zhvillohet dhe masovizohet.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat