Organizmi i udhëtimeve, qofshin ato një ditore apo më gjatë , mund të jetë jashtëzakonisht shteruese ose stresues deri në momentin që i realizojmë ato. Vetë zgjedhja e një udhëtimi varet nga disa faktorëve si : buxheti personal ose statusi ekonomik , motit ose stina, shëndetit juaj fizik , kohës që keni në dispozicion etj. Në qoftë se doni të bënin udhëtime një ditore përzgjidhni agjenci turistike që ofrojnë udhëtime të tilla si dhe destinacione jo shumë të largëta, kjo sepse shumë udhëtime behën me autobus dhe në qofte se destinacioni ku doni të mbërrini ka ma tepër se 5 orë më shumë ka mundësi që do ta kaloni më shumë rrugën në autobus sesa në desticaioni . Mbasi të keni kontaktuar agjencinë turistike dhe në varësi të destinacionin mal apo det , kërkoni programin e guidës si dhe bëni aq pyetje sa të keni lidhur me destinacionin , p.sh në qoftë se vendi që doni të vizitoni është Dubrovniku pyetni për ato informacione të cilat mungojnë të programi, sepse shumë agjenci harrojnë ti përshkruajnë te oferta ose edhe i shkruajnë të pjesa( që nuk përfshihet në çmimin e programit), të tilla si (hyrja e muzeve, ose atraksioneve të tjera që ky qytet ofron).Nga mosinformimi pse t’i humbësh ca gjëra të reja thjesht se nuk ke lekë të mjaftueshëm me vete . Siç e thamë, zgjedhja e destinacionit, si dhe koha ka shumë rëndësinë. Në varësi të kësaj ja edhe disa gjëra që duhet të keni me vete për një udhëtim një ditore, një çantë shpine kuptohet jo të rendë e cila duhet të përmbajnë : një shishe ujë ,një veshje e ngrohtë si xhup në qoftë se bëni hiking në mal, një kapele dhe syze dielli, krem kundër diellit, një xhaketë shiu ose çadër përsëri kjo vlen për malin, para rezervë, pasaportën ose letërnjoftimin në qoftë se udhëtimi është nga një shtet në tjetër, karikuesin ose powerbank baterin rezervë se kush do udhëtime pa foto thjesht sepse është fikur bateria e celularit. Duket sikur udhëtimet më shumë se një ditore janë më lehtë për t’u realizuar por kjo vlen vetëm nga njëra anë. Vërtet që disa aplikacione ose website kanë thjeshtësuar mënyrën e udhëtimeve të tilla si Booking.com ,airbnb , Google flight etj. Kjo ju siguron më shpejtë akomodimin dhe fluturimin dhe u lehtëson paksa udhëtimin por vetëm kaq, një udhëtim përbëhet nga shumë më shumë se kaq p.sh transporti nga aeroporti tek hoteli ose destinacioni, merrni informacione nëpër website të vendit, për oraret të transporteve publike të tilla si treni autobusi etj mbasi taxi mund të ju kushtoj shtrenjtë , përveç tjerash mund të ju ndihmojnë aplikacionet të cilat instaloni në celular të tilla si google maps për të parë largësinë e vendit ku ndodhin me desinacioni final, në qoftë se keni udhëtuar në ndonjë vend në të cilën nuk e dini gjuhën e vendit ose takon që ata nuk dinë gjuhën angleze instaloni një aplikacion përkthimi, ose në qoftë se nuk doni ta eksploroni vetëm ekzistojnë sërisht aplikacione që ofrojnë guida në gjithë botën të tilla so get your guide , guru walk, rent a guide, guide your trip etj . Vërtete që planifikimi i një udhëtimi mund të jetë i lodhshëm paksa, por e gjithë ja vlen në momentin e mbërritjes suaj në destinacionin e dëshiruar. Po e mbyllim me një shprehje motivuese për të ju bërë të udhëtoni : Udhëto sepse paratë kthehen , koha jo.
Donika Lulgjuraj